Situata e krijuar ekonomike si dhe kriza që ka kapluar vendin si rrjedhojë e ngritjeve enorme të çmimeve në aspektin botëror, përfaqësues të biznesit kërkojnë që sa më shpejt të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësim dhe tejkalim të saj.
Oda e Afarizmit me anë të një reagimi publik ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që përkohësisht të largohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet esenciale për tre muaj, e pastaj vazhdimi nga 8 për qind në 5 për qind.
Gjithashtu, OAK kërkon nga institucionet një reagim më të shpejtë ndaj situatave që po krijohen në mënyrë që biznesi, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët të përballojnë më lehtë situatat e krijuara.
Sipas OAK-së, ndërmarrja e masave emergjente nga ana e shtetit, në mënyrë që t’i paraprijë situatave të cilat po ndodhin jo vetëm tek ne por edhe në tregjet botërore, do të ndikonte sadopak që të mbrohen qytetarët dhe operatorët ekonomik.
Nisur nga fakti që ndryshimet po janë të vazhdueshme, të papritura si dhe të reja për vendin tonë, OAK shprehu gatishmërinë që të përkrahë Qeverinë e Kosovës me propozime konkrete, në mënyrë që situate e krijuar aktuale të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak implikime për bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.
Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që veprime të tilla kanë bërë edhe vendet e rajonit, ndër të cilat së fundi edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, të cilat e kanë ngrirë marzhën e fitimit për produktet esenciale si dhe ka ulur TVSH-në nga 5 për qind në zero për qind. Ndërsa, TVSH për ushqim në Maqedoni është 5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës