Komuniteti i biznesit kërkon nga Qeveria e Kosovës heqjen e barrierave për investitorët e huaj dhe krijimin e një klime të favorshme për investime të huaja direkte.
Madje diskursi aktual politik në vend po konsiderohet të jetë në kundërshtim me përpjekjet e asociacioneve të biznesit për tërheqje të investimeve të jashtme dhe të brendshme.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se është e domosdoshme thjeshtësimi ose eliminimi i burokracive për firmat e huaja, për të mos pritur siç thotë një investitorë potencial me muaj të tërë për të investuar në Kosovë.
“Ne ndaj Qeverisë së Kosovës do të jemi shumë kërkues në kuptimin pozitiv për ndryshimin e ligjeve, si dhe për eliminimin e barrierave të cilat i paraqiten bizneseve të huaja. Ne duhet me parë mundësinë për eliminimin e burokracisë brenda vendit, që një biznes i cili vjen me investuar të mos pritë me muaj të tërë për realizimin e një kërkese të tillë. Këtu, së bashku me qeverinë do të shohim se si mund ta thjeshtësojmë këtë procedurë dhe çka mundet oda me ndihmuar për këtë. Duhet me thyer një far mentaliteti te zyrtarët e institucioneve të ndryshme që janë në shtet, që ata me kuptua se investitori është prioritet”, theksoi Rafuna për KosovaPress.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thekson se përveç sigurisë juridike edhe siguria fizike është me rëndësi për tërheqje të investimeve të huaja.
Zeka ka thënë se deklaratat e fundit për eskalim të situatës dhe për ndonjë tension të mundshëm në pjesën veriore, ndikojnë negativisht në tërheqjen e investitorëve për vendin.
“Deklaratat për eskalim të situatës dhe për ndonjë tension të mundshëm apo konflikt të mundshëm në pjesën veriore, natyrisht që janë në kundërshtim me përpjekjet edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, edhe të ne si asociacione të biznesit për tërheqje të investimeve të jashtme edhe për nxitje të investimeve brendshme. Përveç sigurisë juridike edhe siguria fizike është me rëndësi për operacione normale të biznesit dhe për tërheqje të investimeve të huaja. Kështu që dëshiroj të besoj që sa më shpejt do të gjendet një zgjidhje e cila pastaj edhe e ndryshon diskursin aktual polik, e cila natyrisht se do të ndikonte në rritje të investimeve të jashtme të cilat janë të rëndësishme për vendin”, thotë Zeka.
Ndryshe, sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në pesë mujorin parë të këtij viti janë shënuar rreth 240 milionë euro investime direkte në Kosovë, ndërsa në vitin 2021 shifrat totale ishin 421 milionë euro. Derisa në periudhën 5 mujore të vitit 2021 kanë qenë rreth 200 milionë euro.
Përkundër trendit pozitiv të investimeve të huaja direkte në vitin e fundit, Kosova mbetet një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga korporatat dhe markat e mëdha botërore. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/763215_poster-e1738858641459-780x439.jpg)
Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi