LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Gashi: Një Lëvizje për një muaj me dy qëndrime

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Gashi: Një Lëvizje për një muaj me dy qëndrime

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka reaguar pas ankesës që kanë bërë tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gashi përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar se Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim sa i përket votave të ardhura nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se LVV-ja për tri ulëse në Kuvend është në gjendje të shkelë mbi secilin parim e ideal kombëtar.


Rrustemi: Tre kandidatët e LVV-së për deputetë janë ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-it
Lexo po ashtu Rrustemi: Tre kandidatët e LVV-së për deputetë janë ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-it

“Kjo është Vetëvendosja që akuzonte se e keni kthyer kokën nga Beogradi. E sot? Kjo është Vetëvendosja që jo veç kokën por edhe shpresën e ka varur në Beograd. Po dalin profetike fjalët e Kadri Veselit që në Kuvend i ka pas thënë Al-binit: “ki me sjell Serbinë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë

“Një lëvizje për një muaj me dy qëndrime!

E kujt t’i besojë votuesi i saj?

Vetëvendosjes së 13 tetorit, apo Vetëvendosjes së 12 nëntorit?

Shqiptarë të dashur lexojeni edhe ju vetë se si Vetëvendosje është në gjendje për interesin e pushtetit të shkelë mbi idealin kombëtar.

VV 13 tetor 2019 –
“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë. Këto fletëvotime të sjellura kundërligjshëm duhet të refuzohen”, thuhet ndër të tjera në reagim.”

VV 12 nëntor 2019 –
Lëvizja Vetëvendosje ankon në Gjykatën Supreme për të mos i përjashtuar nga rezultati votat nga Serbia.

Për 3 ulëse në parlament është në gjendje të shkelë mbi secilin parim e ideal kombëtar! 3 ulëse që do të zëvendësohen nga 3 deputetë shqiptarë.

Kjo është Vetëvendosja që akuzonte se e keni kthyer kokën nga Beogradi. E sot? Kjo është Vetëvendosja që jo veç kokën por edhe Shpresën e ka varur në Beograd.

Po dalin profetike fjalët e Kadri Veselit që në Kuvend i ka pas thënë Al-binit: “ki me sjell Serbinë në Kosovë”.

Ndryshe, tre kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë ankesë sot gjatë ditës kundër vendimit të PZAP-it, që nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të largohen votat e ardhura nga Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori