Brukselit dhe Washingtonit në këtë kohë nuk do t’ju përshtateshin zgjedhjet në Serbi dhe doza e ndikimit të tyre u reflektua në vendimin e partive më të mëdha që më mirë të vazhdojnë me përbërje të dëmtuar sesa me fushatë.

Derisa të martën në mbrëmje gjërat ishin ende të "nxehta" dhe kur analizohej se në cilën rrugë po shkon qeveria serbe, jo zyrtarisht nga Departamenti amerikan i Shtetit u tha: zgjedhjet nuk janë zgjidhje e mirë në këtë moment.


Analisti politik, Slobodan Antonic, thotë për Novosti se është në rritje ndikimi i faktorëve të huaj në situatën e brendshme politike serbe.

“Establishmenti Bruksel-Washington, në të cilin Berlini është aktualisht më me ndikim, edhe para formimit të qeverisë aktuale ishte i interesuar që aty pos SPS-it dhe SNS-it të ishte edhe URS si ‘siguresë’ e orientimit euroatlantik. Meqë Vucici dhe Dacici në ndërkohë u dëshmuan në gjërat që sollën marrëveshjen e Brukselit, URS u tregua si tepricë. Tash, establishmentit të sipërpërmendur më shumë i intereson ristrukturimi i qeverisë sesa zgjedhjet”, thotë ai.

Në atmosferën e fushatës zgjedhore, sipas Antonicit, toni patriotik rritet dhe në të tilla raste integrimi i veriut të Kosovës në shtetin e Kosovës do të ishte problem, ndërsa për establishmentin Bruksel-Washington kryesorja në politikën serbe është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

Predrag Simic, profesor i Shkencave Politike dhe ish-ambasador i Serbisë, tha se SHBA-të janë kundër zgjedhjeve të reja.

“Për ata, si për BE-në, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është prioritet, pa marrë parasysh se situata në Serbi është komplikuar”, ka thënë Simic. /Telegrafi/