Pedro i befasuar nga Jorginho, krahason Sarrin me Guardiolan

215:"BURNLEY, ENGLAND - APRIL 19: Pedro of Chelsea applauds fans after the Premier League match between Burnley and Chelsea at Turf Moor on April 19, 2018 in Burnley, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) 12:"Getty Images
Pedro është befasuar nga blerja e fundit e Chelseat, Jorginho.
Italiani u transferua nga Napoli javën e kaluar për rreth 64 milionë euro.
"Jorginho është lojtar shumë i mirë, i mençur dhe i shpejtë. Liga Premier për atë është një sfidë e madhe dhe e mirë, ai është shumë i fortë".

Spanjolli krahasoi edhe punën e Sarrit me atë të Guardiolas sa ishte ai te Barcelona:
"Ata janë shumë të ngjashëm. Intensiteti i tyre, mentaliteti. Do bëjmë lojë të hapur dhe shumë të bukur për ta shikuar".
"Sarri është shumë motivues, trajner i mirë dhe besnik".
Në sezonin e fundit Pedro në Ligën Premier luajti në 31 ndeshje, ndërsa nën Sarrin pritet të vazhdojë me një numër të tillë të paraqitjeve pasi italianit i pëlqen loja e shpejt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































