Skandalet seksuale përfshijnë dhe botën e basketbollit amerikan, NBA.
Në fakt, basketbollisti i Orlando Magic, Adreian Payne, po akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas "ESPM" kundër Payne është ngritur një akuzë nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit se basketbollisti ka tentuar të përdhunojë një studente.


Burimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2010, ndërsa nëse kjo vërtetohet gjiganti 26-vjeçar rrezikon rreth 30 vite burg.

Me Orlando-n, Payne ka zhvilluar 107 ndeshje që prej transferimit në Florida nga skuadra e Atlanta Hawks. /oranews/

telegrafi sport app