Dy yjet e skenës muzikore shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Gjiko, ditën e premte (25 qershor) sollën projektin e ri muzikor.

“Sa t’kom dasht” titullohet kënga e tyre, e cila është tejet ritmike e me një klip veror të veçantë.


Projekti, i cili veçse ka dëshmuar se është një nga hitet e kësaj vere, për vetëm një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

gjikoooo Gjiko dhe Ermal Fejzullahu (Foto: YouTube)

Kënga si gjithnjë u realizua në shtëpinë e hiteve RedBox nga producenti i mirënjohur, BigBang.

Ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët i Gjikos dhe Ermalit, pasi të njëjtit në 2016 sollën hitin e quajtur “Hajmali”.

“Sa t’kom dasht” ndryshe është bërë virale gjithandej dhe se tashmë po dëgjohet anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/