Për ty që nuk të pëlqen roza, këtë ngjyrë të palltos së Kendall do ta duash në gardërobë

Kuptohet që jo të gjitha vajzave u pëlqen ngjyra rozë
Nëse jeni dhe ju një nga këto vajza, keni një shoqe: Kendall Jenner është një nga ato të famshme që thjesht nuk është aq e çmendur për rozën në rrobat e saj. Sigurisht që ka pasur disa raste kur ajo është fotografuar e veshur me të gjatë viteve, por ato janë të pakta.
Roza e pluhurt është trendi më i madh i ngjyrave të vitit 2025 deri më tani, por ka opsione të tjera për ju që nuk e mbështesni këtë trend. Jenner sapo veshi njërën prej këtyre mundësive.
Ndërsa po dilte nga sfilata e Calvin Klein gjatë Javës së Modës në New York, Jenner u fotografua e veshur me një pallto mahnitëse në formë pelerine në një trend tjetër të ngjyrave pranverore që është po aq e bukur sa roza pluhur: jeshilja mente.
Palltoja e saj ishte një version më i errët i trendit, por gjithsesi qëndronte brenda modës.
Trendi, i cili ishte në të gjitha pistat pranverë/verë 2025 (Prada, Valentino dhe Chloé, për të përmendur disa), është ngjyra perfekte për të bërë kërcimin nga dimri në pranverë, të cilin Jenner sapo e vërtetoi me profesionalizëm.





















































