Dhjetë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, si pasojë e kushteve jo të mira në Policinë e Kosovës
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. Sipas tij, njëra prej arsyeve janë paga e ulëta. Ai ka bërë të ditur se që nga themelimi këtë institucion e kanë lënë 2 000 pjesëtarë.
“Vetëm këtë vit kemi 10 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje aq sa kam unë informacione, nuk mund të themi se të gjitha rastet janë për Ligj të pagave, por janë për të gjitha këto kushtet, ka mundësi të jetë edhe ndonjë individ për shkaqe familjare, mirëpo nëse ndalemi që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare, e që ju e dini që Policia e Kosovës është themeluar në shtator 1999”.
Ai përmendi disa arsye që ndikojnë në rritjen e dorëheqjeve vullnetare nga ky institucion, duke specifikuar mungesën e Ligjit të Pensionimit.
“Jemi polici pa Ligj të Pensionimit, e cila edhe kjo është një kërkesë që të kemi një ligj të pensionimit në moshën 55 vjeçare, arsyeja e parë është që mosha mesatare e policisë ka arritur në 47 vjet, mandej policët, zyrtarët policorë kur e përfundojnë karrierën janë pa pension, pse e them këtë, për shkak se ata e marrin një pension të pleqërisë, si çdo qytetarë tjetër që e arrin moshën 65 vjeçare edhe këta e marrin një pension të pleqërisë, kështu që vërtetë është diskriminuese dhe kjo është ajo kërkesë prioritare edhe për Sindikatën që ky ligj të dërgohet sa më parë në Kuvend për implementim, sepse ligji veç se është i hartuar dhe ka mundësi të bëhet vetëm me pak përmirësime të vogla dhe të ecë”, u shpreh ai për ekonomiaonline.
Për shtesat për rrezikshmërinë në punë, ai tha se ministria dhe Qeveria janë arsyetuar që nuk kanë mundur ta bëjnë përllogaritjen në kohë të duhur.
“Kjo është njëfarë forme dhe ministria edhe Qeveria janë arsyetuar gjoja se nuk kanë mundur ta bëjnë atë përllogaritjen e tyre e që i njëjti skandal ndodhi edhe me pagat e muajit mars sepse as me pagën e muajit mars nuk janë ekzekutuar këto, domethënë arsye e tyre është se nuk kanë mundur ta bëjnë përllogaritjen ndërsa në Ligjin e Pagave aty ku ne si Sindikatë kemi pasur vërejtje se është kufizuar ajo shuma për shtesën për rrezikshmëri”.
Ai tha se kanë kontakt me Qeverinë, por vetëm përmes shkresave, përkundër që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është i njoftuar për kërkesat e PK-së.
“Neve si sindikatë jemi në pritje të premtimeve të Qeverisë, mirëpo neve do të veprojmë konform kërkesave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, cilado që të jenë ato neve do të veprojmë sipas kërkesave të tyre. Neve kemi kontakt me Sindikatat e tjera, kemi kontakt edhe me Qeverinë përmes shkresave këtë vit neve nuk kemi realizuar asnjë kontakt me Qeverinë, përkundër kërkesave tona që së paku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të realizojmë ndonjë takim dhe t’i shpalosim këto të gjithat, edhe pse për të gjitha këto që i thashë ministri i Punëve të Brendshme është i njoftuar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës