LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte mbi 68 mijë turistë

Për tre muaj numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte mbi 68 mijë turistë

Në tremujorin e dytë 2018, numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 68,609, prej tyre 36.45 për qind ishin vendorë dhe 63.55 për qind ishin të huaj.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e hotelerisë, tremujori i dytë 2018”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).


Sipas ASK-së, numri i netëqëndrimeve në këtë tremujor ishte 109,631 bujtje, prej tyre 64.84 për qind ishin të huaj.

“Në TM2 2018, numri i vizitorëve ishte 68,609, prej tyre 36.45 për qind ishin vendorë dhe 63.55 për qind ishin të huaj. Ndërsa, numri i netëqëndrimeve në tremujorin e dytë 2018 ishte 109,631 bujtje, prej tyre 35.16 për qind nga vendorët dhe 64.84 për qind nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve, rajoni i Prishtinë është në vend të parë, pasuar nga ai i Pejës dhe Prizrenit.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2018, pjesë e anketës kanë qenë 187 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, pastaj të Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.25 për qind. Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25,422 vizitorë dhe 38,679 netëqëndrime”, vijon raporti.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/