LAJMI I FUNDIT:

Për t’iu shmangur sanksioneve, Rusia do të pranojë Bitcoinin si formë pagese për naftën dhe gazin

Për t’iu shmangur sanksioneve, Rusia do të pranojë Bitcoinin si formë pagese për naftën dhe gazin

Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende si pagesë për naftën dhe gazin, sipas një zyrtari të lartë.

Pavel Zavalny tha se vendet “miqësore” gjithashtu mund të lejohen të paguajnë në monedhat e tyre lokale.

Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.


Coinbase bllokon mbi 25 mijë llogari të kriptovalutave të lidhura me Rusinë
Lexo po ashtu Coinbase bllokon mbi 25 mijë llogari të kriptovalutave të lidhura me Rusinë

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.

Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20 për qind në vlerë këtë vit.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës. /Telegrafi/