Aidan Swalt nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, i ka publikuar fotografitë e bredhit gjigant të festave të fundvitit, që e ka vendosur në shtëpi.

Madje, familjarët e tij nuk e kanë pasur problem, që pas festave do të duhet të renovojnë një pjesë të kulmit, transmeton Telegrafi.


Për të vendosur bredhin e gjatë shtatë metra u desh te hapnin kulmin e shtepise foto 2 Bredhi i gjatë afro shtatë metra

Kjo për arsyen se, është dashur të hiqen disa tjegulla për të zënë si duhet bredhin e gjatë afro shtatë metra.

Pas vendosjes, pema është dekoruar me drita dhe stoli, ndërsa sipër i është vënë edhe ylli gjigant që shihet edhe nga larg.

Për të vendosur bredhin e gjatë shtatë metra u desh te hapnin kulmin e shtepise foto 3 Hapet kulmi pë të zënë bredhin gjigant

“Kjo shtëpi e ka fituar çmimin për stolisjen e vitit”, si dhe “është një përkushtim që duhet vlerësuar” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/