Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar është dënuar me burgim me kusht pasi pranoi se i kishte vënë zjarrin shtëpisë së tij dy herë brenda një nate vetëm që të mund të shihte zjarrfikësit në veprim.

Bëhet e ditur se 26-vjeçari James Brown, nga Northumberland, në Mbretërinë e Bashkuar, ka një fiksim dhe magjepsje me zjarrfikësit dhe jo me zjarret.


Në një botë ideale, ai do të ishte vetë një zjarrfikës, por gjërat nuk funksionuan në atë mënyrë, kështu që ai thjesht vendosi të admironte zjarrfikësit nga distanca dhe të thërriste pandërprerë ata.

Kur kjo nuk mjaftonte më, ai vazhdoi t'i vinte zjarrin shtëpisë së tij vetëm për të parë zjarrfikësit në veprim, përcjell Telegrafi.

Mbrëmjen e 9 shtatorit 2023, brigada e zjarrfikësve u dërgua në një shtëpi pasi pronari thirri shërbimet e urgjencës për të raportuar një zjarr.

Ata shuan zjarrin, por 90 minuta më vonë Brown i thirri për të raportuar një tjetër.

Siç raportohet, burri filmoi zjarrfikësit ndërsa ata nxituan për të shuar zjarrin dhe dukej mjaft entuziastë nga prania e tyre në pronën e tij.

Një kontroll i thjeshtë historik tregoi se 26-vjeçari kishte thirrur zjarrfikësin 80 herë në 12 muaj dhe vetë Brown përfundimisht u deklarua fajtor për dy akuza për zjarrvënie. /Telegrafi/