LAJMI I FUNDIT:

Për herë të fundit në OKB si president amerikan, Biden: Disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet

Për herë të fundit në OKB si president amerikan, Biden: Disa gjëra janë më të rëndësishme se të qëndrosh në pushtet

Joe Biden ka mbajtur fjalimin e fundit si president amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuar.

Pasi ka folur rreth sfidave botërore duke përfshirë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, ai foli për vendimin që kishte marrë kohë më parë që të mos rikandidojë për një mandat të dytë për president të SHBA-së, shkruan skynews.

“Sado që e dua këtë detyrë, e dua më shumë vendin tim. Vendosa që pas 50 viteve në shërbimin publik, se është koha për një gjeneratë të re liderësh që do ta dërgojnë kombin tonë përpara”, tha 78-vjeçari.


“Liderë të dashur, kurrë mos të harrojmë se disa gjëra janë më të rëndësishme sesa të qëndrosh në pushtet. Janë njerëzit tuaj”, deklaroi ai.

“E ardhmja do të fitohet nga ata që do të çlirojnë potencialin e plotë të njerëzve të tyre për të jetuar të lirë, për të menduar lirisht, për të krijuar, për t’u arsimuar, për të jetuar dhe dashuruar hapur – pa frikë. Ky është thelbi i demokracisë”, pohoi Biden.

Para se të largohet nga skena për herë të fundit, ai shtoi “liderë të dashur, nuk ka asgjë që është përtej kapacitetit tonë nëse punojmë së bashku. Le të punojmë së bashku”.

Ndryshe, Biden muaj më parë ka vendosur që të mos rikandidojë për president të SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë

Evropa
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë

Evropa
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

Azia
Kalo në kategori