Nutricistja Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm.


Ilazi ka folur po ashtu për ushqimet që i sheh si shumë të nevojshme të largohen nga menyja ditore.

Çdo gjë që është e paketume, që ka sheqer të shtuar, sheqer të thjeshtë dhe që ka miell të bardhë. Për mu bo buka aq e bardhë, largohen aq shumë vlerat ushqyese që kalon deri në thelb të grurit. Dhe komplet fibrat, vitamina B, komplet eliminohen...”, tha ajo.

Nutricistja Shabani Ilazi tutje tha se që të jenë mielli integral duhet të jetë kokrra e plotë e grurit.

“D.m.th ushqimet që unë i kisha largu janë çdo gjë që ka miell të bardhë dhe sheqeri, pijet e gazuara”, tha ajo.

Nutricistja ka treguar po ashtu se çka duhet të përmbajnë shujtat ditore, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve, etj.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/