LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të zgjedhjeve, shtyhet takimi mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Për shkak të zgjedhjeve, shtyhet takimi mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e cila ishte paraparë që të mbahej më 25 janar është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

Sipas saj, ky takim nuk mund të mbahet pasi Qeveria e Kosovës është qeveri në detyrë dhe kësisoj sipas saj, ky takim do të zhvillohet në momentin kur të formohet qeveria e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.


“Është shtyrë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pasi jemi në qeveri në detyrë dhe nuk mund të mbahet ky takim. Takimi i këtyre dy qeverive duhet të mbahet në momentin që të formohet qeveria e re”, ka thënë Baxhaku.

Shtyhet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Lexo po ashtu Shtyhet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ndryshe, edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar.

Ai shtoi se mbledhja është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

“Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha mes tjerash Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori