Për shkak të parashkrimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka pushuar procedurën penale ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shtatë të akuzuarve tjerë, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimaj, Zafir Berisha, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Ymeri.
Të njëjtit akuzoheshin se në nëntor të 2015-së penguan zyrtarët policorë në arrestimin e tani kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësi i Daut Haradinajt, avokati Kujtim Kërveshi.
Në aktvendimin e shkallës së parë, thuhet se në këtë çështje ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
“Duke ju referuar emërtimit ligjor të veprës penale për të cilën janë akuzuar të pandehurit e lartcekur, kjo gjykatë konstaton si në vijim: Sipas nenit 106, par.1, nën par 1.5 të KPRK-së, ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar tre (3) vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një (1) vit burgim. Ndërsa, sipas nenit 107, par.8 të KPRK-së, specifikohet se ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit. Në rastin konkret, sipas aktakuzës vepra penale është kryer me datë 17.11.2015 dhe nga koha e kryerjen së veprës penale të pretenduar, kanë kaluar më shumë se gjashtë (6) vjet. Andaj, gjykata konstaton se në këtë çështje penale parashkrimi absolut i ndjekjes penale ka arritur me datë 17.11.2021.”, thuhet në vendimin e gjykatësit Ngadhnjim Arrni të marrë më 21 mars 2022, e të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit, konform dispozitave ligjore, të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.
Ndryshe, sipas aktakuzës fillestare të ngritur më 15 mars 2018 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri akuzoheshin se së bashku me Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn, Haxhi Shalën dhe Fisnik Ismajlin, në hyrje të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas një mosmarrëveshje paraprake e në bashkëkryerje, në grup e me dashje kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Ndërsa, sipas aktakuzës së precizuar më 13 mars 2018, për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” akuzoheshin vetëm Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri.
Sipas aktakuzës, derisa të dëmtuarit-zyrtarët policorë Ifus Xhemajli, Agron Haziri, Mehdi Kozhani, Rifat Gashi, Ali Berisha, Burim Gjoshi, Shaban Beqiri, Artan Osmani, Xhavit Selimi, Faik Mehmeti, Xhemjal Abdullahu, Rafet Ibishi, Irfan Haziri, Iliri Selimi, Nazmi Kastrati dhe Faik Kraniqi ia kanë kumtuar lajmin Albin Kurtit me fjalët “jemi Policia e Kosovës dhe se duhet të shoqërohesh me ne deri në stacionin policor, sipas urdhrit për urdhër arrest të datës 17.11.2015, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda”, me qëllim të procedimit të tij penal në organet kompetente për armëmbajtje pa leje, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm e vepra tjera penale, Selimi e të tjerët kanë reaguar duke e futur Kurtin në mesin e tyre. Me këto veprime thuhet se të njëjtit ia kanë pamundësuar personave zyrtarë shoqërimin e Kurtit deri tek organet kompetente, të cilat kanë kërkuar arrestimin e tij.
Me këtë, Rexhep Selimi, Lah Brahimaj, Zafir Berisha, Ramush Haradinaj, Shqipe Pantina, Time Kadrija, Daut Haradinaj dhe Visar Imeri akuzoheshin për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit