LAJMI I FUNDIT:

Për një ngjyrë flokësh më të çelët ose më të errët: Fshihni rrënjët e flokëve deri në ngjyrosjen e ardhshme

Për një ngjyrë flokësh më të çelët ose më të errët: Fshihni rrënjët e flokëve deri në ngjyrosjen e ardhshme
profimedia

Me ndihmën e këtyre dy truqeve, mos lejoni që rrënjët t’ju duken

Rrënjët e flokëve të ngjyrosur nuk duket aspak mirë, andaj është mirë që më shpesh t’i ngjyrosni ose të provoni në ndonjë mënyrë tjetër t’i fshihni.


Rrënjët shfaqet përafërsisht dy javë pas ngjyrosjes. Megjithatë, do të ishte tepër e dëmshme për flokët, por edhe për buxhetin shtëpiak, ngjyrosja e serishme, transmeton Telegrafi.

Çfarë mund të bëni që rrënjët të mos shihen?

Ekzistojnë dy truqe, varësisht nga flokët e çelëta apo të errëta, të cilat ndihmojnë që rrënjët të mos dalin aq shumë në pah, domethënë – i kamuflojnë.

shutterstock

Rrënjët më të çelëta

Nëse flokët i keni ngjyrosur në nuancë më të errët se natyralja, atëherë ndihmon hija e syve sa më e ngjashme me ngjyrën natyrale të flokëve. Aplikojeni me një brushë të gjerë në rrënjët e flokëve dhe përkohësisht nuk do të shihen edhe aq.

Rrënjët më të errëta

Në qoftë se i keni ngjyrosur flokët në nuancën më të çelët se ajo e flokëve natyrale, atëherë përdorni shamponin për larje të thatë apo pudrën e fëmijëve. Njërën ose tjetrën spërkateni nëpër rrënjë dhe fërkoni me gishta apo aplikojeni me një brushë të gjerë, për shembull, ai për skuqjen. Në fund, bëni modelin e flokëve ashtu siç keni planifikuar.

Disa këshilla të tjera

Mbushja e flokëve është një zgjedhje e mirë për të fshehur rritjen midis lyerjes dhe gjithashtu do të rifreskojë ngjyrën ekzistuese. Përndryshe, nëse dëshironi që ngjyra e flokëve tuaj të zgjasë më shumë, shmangni larjen e flokëve me ujë të nxehtë, sepse sa më ftohtë të jetë, aq më e mirë do të jetë ngjyra.

Disa ditë para lyerjes mos i lani flokët sepse vajrat natyralë brenda flokëve ndihmojnë që ngjyra të përthithet më mirë. Gjithashtu, përmbahuni nga larja e flokëve për disa ditë pas lyerjes. /Telegrafi/