Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve dhe parandalimin e vjedhjeve, por megjithatë gjatë javës së kaluar janë raportuar 8 raste të tilla në Ferizaj, 3 në Shtime dhe një rast në Kaçanik.

Po ashtu sipas raportit javor të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore ka ndodhur vetëm një rast i dhunës në Familje në komunën e Shtimes./Telegrafi/