Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se për motive xhelozie ushtronte dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 14:30.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për motive xhelozie kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/