LAJMI I FUNDIT:

Për lëkurë më të bukur të fytyrës: Një trajtim tre ditor me një përbërës natyral

Për lëkurë më të bukur të fytyrës: Një trajtim tre ditor me një përbërës natyral

 Zgjidh problemin me skuqjen dhe puçrrat në fytyrë në mënyrë efikase me ndihmën e përbërësve natyralë. 

Së pari, gërvisht pjesën e brendshme të fletës së prerë të aloe verës dhe përziejeni përmbajtjen me një fetë limoni të shtrydhur në një enë qelqi.


Pastaj, shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe përziejeni mirë, kur të bëhet një përzierje kompakte shtoni pak shafran të Indisë dhe përziejeni përsëri me një lugë.

Kjo përgatitje pastron lëkurën nga bakteret dhe aknet, ushqen dhe rikuperon lëkurën dhe e bën atë të tonifikuar dhe më të bukur. Zbatohet në një fytyrë të pastër dhe të larë me një furçë kozmetike, pas 12 minutash fytyra shpëlahet përsëri.

Videoja zbulon suksesin në një trajtim të shkurtër treditor. Përzierja aplikohej dhe lahej dy herë në ditë.

Më poshtë gjeni videon e cila e tregon në mënyrë të detajuar procesin:

/Telegrafi/