LAJMI I FUNDIT:

Për këto raca nuk vlejnë rregullat: Këta janë qentë më kokëfortë në botë!

Për këto raca nuk vlejnë rregullat: Këta janë qentë më kokëfortë në botë!
Foto: Shutterstock

Besoni apo jo, edhe qentë mund të kenë karakter njerëzor

Personat kokëfortë rrallë i pranojnë këshillat dhe gjithmonë veprojnë sipas kokës së tyre, e po mu kështu është edhe me këta qen.


Nëse doni t’i stërvitni, do t’ju nevojitej shumë durim dhe kohë, transmeton Telegrafi.

Këta qen bëjnë pjesë në racën e qeneve më kokëfortë:

1. Vjedullgjuajtësi

Ju ndoshta e dinit tashmë këtë, por na duhej t’i vendosnim në listë. Vjedullgjuajtësit pëlqejnë të mendojnë se ata mund të bëjnë gjithçka, edhe pse janë të vegjël, kështu që shpesh mund të lëndohen për shkak të kësaj.

2. Bulldogu anglez

Lazdrakë të mëdhenj dhe idealë për njerëzit që preferojnë të kënaqen në një vend. Sidoqoftë, kur nuk vendoset një hierarki midis qenit dhe pronarit – bindja nuk do të ekzistojë.

3. Terrieri Jack Russell

Energjik dhe kërcyes i vogël, edhe Buldogu, do të injorojë çdo urdhër, pos nëse nuk krijoni marrëdhënie të mirë pronari – qeni.

4. Shar Pei

“Michelin” në katër këmbë është një qen që shumë njerëz e duan për shkak të pamjes unike të lëkurës së rrudhur. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të lidhur për shkak të kokëfortësisë së tyre, kështu që do t’ju duhet një kohë për ta bindur atë.

5. Beagle

Megjithëse janë të lezetshëm dhe mjaft të pavarur, kjo racë ka nevojë për shumë vëmendje nga pronari. Nëse mbeten pa vëmendje, nga zemërimi ai do të fillojë të bëjë gjëra që nuk i pëlqejnë, si shqyerjen e këpucëve, jastëkëve dhe gjërave të tjera nëpër shtëpi.

6. Rottweiler

Shpesh quhet një qen i vërtetë familjar dhe mbrojtës i fëmijëve, me Rottweilerin duhet të punohet mjaft kur ai është i vogël, sepse më vonë mund të keni probleme.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori