LAJMI I FUNDIT:

“Për gjendjen e romëve në Maqedoni duhet të punohet akoma”

“Për gjendjen e romëve në Maqedoni duhet të punohet akoma”

Nevojat dhe problemet e romëve në Maqedoni, pozita e tyre në shoqëri dhe çka sipas rekomandimeve duhet të bëhet për avancimin e gjendjes së tyre, ishin temat e debatit publik “Çështja rome dhe BE integrimet” që sot u organizua në Shkup.

“Me këtë debat duam të tregojmë se në Maqedoni ka romë, të cilët nuk janë politikisht aktivë apo funksionarë publikë, ndërsa janë intelektualë, që mund të tregojnë diçka të re dhe të thonë më shumë për problemet shoqërore të romëve”, tha Sali Memed, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi ynë është që romët përfundimisht të shohin se ku janë, kush janë dhe çka janë sepse deri më tani liderët dhe funksionarët politikë romë janë të angazhuar me punë të tjera, ndërsa jo me çështjen rome”, tha Memet.


Ai potencon se në çështjen për përparimin e gjendjes së romëve duhet të punohet edhe në të ardhmen dhe këtë e thekson edhe Bashkimi Evropian me rekomandimet në raportet për Maqedoninë.

Ky është panel diskutimi i parë nga vargu i debateve të cilat do të vijojnë në periudhën e ardhshme të vetëorganizuara dhe me mjete vetjake që paraqet bazë për ngritjen e vetëdijes dhe ndërmarrjen e masave për përfshirjen e bashkësisë rome në bisedimet për integrimin evropian përgjegjësi më e madhe në vetë institucionet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori