LAJMI I FUNDIT:

Për festa, më mirë vodka se uiski

Për festa, më mirë vodka se uiski

Nëse pini ndonjë gotë vodke më shumë, nuk do t’u shkaktojë përgjumje sikurse uiski- tregon një studimi i ri, i realizuar nga shkencëtarët pranë fakultetit Brown, ku janë testuar 95 vullnetarë (58 femra dhe 37 meshkuj).

Testi i parë ka treguar se participantët në studim, të cilët kishin konsumuar uiski, në ditën e dytë të studimit ishin ndier shumë më keq se ata që kanë pirë vodka.

Qëllimi i studimit ka qenë që të tregohet edhe se ata që konusmojnë uiski vozitin shumë më keq ditën nesërme, edhe pse janë të bindur se reflekset dhe përqendrimi i tyre është i zakonshëm.

Njohuria e tretë e fituar nga ky studim është se njerëzit që konsumojnë alkool flenë shumë më keq pasi që zgjohen gjatë natës, ndërsa në këtë nuk ndikon lloji i alkoolit, por vetëm sasia. /Telegrafi/