Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në Prizren, ka qëndruar edhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.
Me këtë rast Haradinaj uroi për muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarët myslimanë.
“Sot jam duke qëndruar në Prizren në vendin e vlerave ndërfetare. Tani jam në selinë e Bashkësisë Islame në Prizren, ku nga këtu ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman. Uroj që të keni agjërim të lehtë dhe Zoti të ju pranon agjërimin”, tha mes tjerash Haradinaj.
Haradinaj po ashtu ka reaguar për debatin që nisi ditën e djeshme, që ndodhi në një shkollë në Gjakovë, rreth vendosjes së shenjës se ndalohet shamia, duke e konsideruar vendosjen e shenjave të tilla si të panevojshme.
“Dua të dërgoj edhe një porosi. Ne jemi një. Jemi një familje. Një komb. Një vlerë, nuk ndahemi. Kur them nuk ndahemi, do të dimë mos me ra në gracka dhe debate të panevojshme. Ju e patë se si ndodhi një debat për simbolet dhe gjërat e lejuara apo të palejuara në shkolla. Të ju them të drejtën ajo shenjë ishte e panevojshme në një shkollë”.
“Është e vërtetë se ekziston një udhëzim administrativ [që ndalon shamitë në shkolla]. Ajo çështje do të duhej të trajtohet në kanalet e veta zyrtare dhe administrative, pra në vijën institucionale. Po jo të nxisim debate që se kanë kohën edhe vendin dhe të lëndojmë ndjenjat e ndërsjella”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së vizitën në Prizren e ka nisur me takimin me të parin e këtij qyteti Shaqir Totaj, si dhe ka vizituar veteranen e arsimit, mësuesen Mejreme Berisha Gashi.
Vizitën në Prizren, Haradinaj e ka përmbyllur me takimin me udhëheqjen e Aleancës në këtë qytet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës