Bekim Baftjaraj nga kompania “NBT ING” SH.P.K. dhe Ylber Jashari, zyrtar i Komunës së Prishtinës, janë dy personat e dyshuar nga Prokuroria për rastin e rënies së kulmit nga objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një kalimtare e rastit dhe u dëmtuan disa vetura të parkuara.
Gjykata e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Prishtinës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për 1 muaj për të dyshuarin Bekim Baftjaraj, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Ndërkaq për të dyshuarin Ylber Jashari, zyrtar i komunës, është caktuar masa e ndalimit që për një muaj të mos i afrohet vendit të caktuar – Komunës si dhe kontakti me kolegët e punës për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.Prokuroria pretendon se të dyshuarit dhe mbrojtësit e tyre, përkatësisht, avokati Sevdali Zejnullahu dhe avokatja Besjana Ismajli, i kanë kundërshtuar kërkesat e prokurorisë, duke theksuar se nuk ka bazë ligjore për caktimin e masave ndaj klientëve të tyre.
Nga shkresat e lëndës rezulton se më datën 11 gusht 2023 – deri më datën 18 janar 2024 në Ndërtesën Kadastrale të Komunës së Prishtinës, i dyshuari Ylber Jashari në cilësinë e personit zyrtar, si menaxher i kontratës “Rikonstruimi i kulmit të objektit të Komunës së re” në vlerë totale prej 386,096.20 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij duke i mundësuar të përfitoj materialisht në mënyrë të kundërligjshëm kompanisë “NBT ING” SH.P.K.Prokuroria pretendon se i dyshuari me këto veprime e ka dëmtuar buxhetin e Komunës në shumën prej 36,450.29 euro.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, i dyshuari Ylber Jashari ka përpiluar raport dhe ka pranuar se kinse janë kryer punimet e kulmit të ndërtesës së Kadastrit të Komunës së Prishtinë edhe pse realisht aty sipas prokurorisë nuk ishte punuar dhe nuk ishin bërë punimet sipas kontratës.Sipas Prokurorisë ky pranim i punimeve nga Ylber Jashari, ka mundësuar të kryhen pagesat në drejtim të kompanisë, gjë që sipas pretendimeve të prokurorisë e dëmtuar buxhetin e Kosovës në shumën prej 36,450.29 euro.
Po ashtu prokuroria pretendon se më datën 11 gusht 2023 – deri më datë 18 janar 2024, rreth orës 13:30 minuta, në lagjen Arbëria në Prishtinë, respektivisht nga Ndërtesa Kadastrale e Komunës së Prishtinës, i dyshuari Bekim Baftjaraj në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “NBT ING” SH.P.K., i cili ishte i ngarkuar në kryerjen e punimeve të mbikëqyrjes dhe kryerjes së punëve ndërtimore dhe përfundimit të punëve ndërtimore në kulm, ka vepruar në kundërshtim me standardet profesionale përgjithësisht të pranuara dhe në kundërshtim me kushtet e parapara në kontratë.
Me këtë veprim sipas Prokurorisë “të rrezikshëm apo mjet të rrezikshme”, është konsideruar të ketë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve dhe dëme të konsiderueshme pasurore.Prokuroria po ashtu pretendon se me rastin e punimeve i dyshuari Bekim Baftjaraj, nuk ka kryer si duhet punët në sanimin e kulmit të ndërtesës, me ç’ rast ka kryer punë tjera e jo ato sikurse në pozicionet 2.2 , 2.3 , 5.1 , 5.13 dhe 5.14, të kontratës.
Tutje sipas Prokurorisë, si pasojë e këtyre punimeve një pjesë e kulmit bie në tokë në pjesën e rrugës qarkulluese, trotuarit dhe objektit përreth, duke lënduar rëndë të dëmtuarën Elza Ujkani, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në katër veturat e parkuara përreth.
Të gjitha këto rrethana gjyqtarja e procedurës paraprake Medie Bytyçi i ka cilësuar të atilla që tregojnë veprime inkriminuese me rrezikshmëri të lartë duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, andaj ka vlerësuar se kësisoj janë plotësuar kushtet për aplikimin e masave të lartcekura ndaj të dyshuarve.
Prokuroria e Prishtinës kishte bërë të ditur se ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Bekim Baftjarajt, i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, kurse ndaj zyrtarit të komunës Ylber Jashari është kërkuar masa e ndalimit të afrimit të vendit apo personit.Këta persona janë të dyshuar për rastin e rënies së një pjesë të kulmit të objektit të ri të komunës së Prishtinës në Lagjen “Arbëria” në kryeqytet, ku mbeti e lënduar rëndë një 23-vjeçare.
“Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu ofruar vendit të caktuar apo personit të caktuar, ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” – thuhej në përgjigjen e prokurorisë për KALLXO.com.
Një ditë pas ngjarjes, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte publikuar të dhënat për shpejtësinë e erës në kohën kur ndodhi rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës, duke thënë se një forcë e tillë nuk mund të shkaktonte dëme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës