Të bëhesh nënë është një përvojë unike, që përfshin gëzimet dhe sfidat e saj para, gjatë dhe pas lindjes

Këto faza kanë një rëndësi të barabartë, por periudha pas lindjes është thelbësore për mirëqenien e një nëne, përshtatjen e saj ndaj ndryshimeve dhe formimin e një marrëdhënieje pozitive me fëmijën.

Kujdesi i klinikave është më i vogël pas lindjes për nënën dhe të mendosh edhe pandeminë, situate bëhet edhe më shqetësuese.

“Pasi fëmija është i shëndetshëm, atëherë njerëzit janë më pak të shqetësuar,”- tha Soo Downe, një profesor në studimet e mamisë në Universitetin e Lancashire në Angli.

“Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve po përpiqet me të vërtetë të promovojë idenë që kujdesi pas lindjes nuk është i kufizuar, por përkundrazi një proces i vazhdueshëm ku ka shumë mundësi për të ofruar shërbime dhe mbështetje për probleme mjekësore dhe psikologjike,”- tha Dr. Denise Jamieson, kryetare e Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin Emory dhe shefe e gjinekologjisë në Emory Healthcare.

Për të informuar qëllimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit për kujdesin pas lindjes, autorët analizuan studime që përmbajnë raporte të dorës së parë nga gratë, duke i lënë nevojat dhe vlerat e tyre të përcaktojnë cilat shërbime janë të nevojshme.

Bazuar në 36 studime nga 15 vende, që përfaqësojnë perspektivat e më shumë se 800 grave, studiuesit zbuluan se ajo që kishte më shumë rëndësi për gratë ishte një përvojë pozitive pas lindjes e kategorizuar nga katër tema: Rregullimi i marrëdhënieve, mbështetja e komunitetit, ndryshimet në trup dhe marrja e kujdesit pas lindjes.

Gratë shtatzëna me coronavirus nuk pësojnë sëmundje më të rënda sesa të tjerat, siç bëjnë me SARS dhe gripin, thotë studimi.

Ajo që ka më shumë rëndësi për gratë është një përvojë pozitive pas lindjes, në të cilën ato janë në gjendje të përshtaten me identitetin e ri dhe të zhvillojnë një ndjenjë besimi dhe kompetence si nënë.

Gratë përjetojnë një varg emocionesh të kundërta nga njëra-tjetra gjatë periudhës pas lindjes, thuhet në raport, nga ndjenja të forta dashurie dhe gëzimi për fëmijën deri tek ndjenja e vetmisë, humori i ulët dhe depresioni.

Disa nëna ndihen të mbingarkuara nga përgjegjësia e papritur për t’u kujdesur për fëmijën. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë e të qenit jashtë kontrolli dhe mungesë besimi nëse mund të kujdesen apo jo për fëmijën.

Sipas raportit, nënat që kanë përjetuar depresion para lindjes janë më të prirura që të përjetojnë të njëjtën gjë edhe pas lindjes. Nëse jeni të shqetësuara për shëndetin mendor pas lindjes ndërkohë që jeni akoma shtatzënë, kërkoni një terapist që mund t’ju ndihmojë pas lindjes.

Partnerët gjithashtu mund të ndihmojnë në zbutjen e sfidave të shëndetit mendor të nënave duke fjetur me radhë, sugjeroi Stuebe, pasi rraskapitja përkeqëson depresionin dhe ankthin, shkruan Class.

Pas një procedure të gjatë dhe të lodhshme siç është mbajtja e një fëmije për 9 muaj në bark dhe lindja, mos u shqetësoni për marrëdhënien seksuale me partnerin, tha Dr, Suebe. Duhet të merrni kohë për të marrë veten pas lindjes dhe të gjeni mënyra të tjera për të qenë afër me partnerin, të paktën për një farë periudhe.

Burrat duhet patjetër të ndihmojnë me punët e shtëpisë, sepse kur një nënë e sheh të pamundur t’i bëjë, sepse ka fëmijën në krah dhe duhet të kujdeset për të, aj mund të përjetojë depresion. Stuebe paralajmëroi burrat: “Mos thoni do ta bëj në 20 minuta. Thoni OK, OK.”

Për më tepër, pyesni një nënë se për çfarë ka nevojë në vend që të bëni sugjerime për ato që duhet të bëjë. Për shkak të pandemisë, është e vështirë për të moshuarit jashtë shtëpisë të ndihmojnë nënat ashtu siç do të bënin zakonisht pas lindjes. Ju mund të flisni me ta nëpërmjet videove apo të komunikoni me bashkëmoshatarë që po kalojnë të njëjtën gjë si ju.

Perceptimet e trupit pas lindjes

Disa gra ndihen të pasigurta me trupin pas lindjes, qoftë për shkak të dëmtimeve, plagëve, ose peshës që nuk u largua pas lindjes.

“Unë mendoj se gratë duhet të thonë: ‘Shiko, unë jam e mrekullueshme. Bëra një fëmijë. Dhe mbase trupi im nuk duket njësoj si më parë, por kam sjellë një person në botë.’”- tha Stuebe. “Ky është një moment për gratë që kuptojnë se trupi i tyre nuk është diçka për t’u ekspozuar.” /Telegrafi/