LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë në Shqipëri 6 persona me COVID-19 humbin jetën, konfirmohen 135 raste të reja

Për 24 orë në Shqipëri 6 persona me COVID-19 humbin jetën, konfirmohen 135 raste të reja

Përmes një komunikate të përditshme për shtyp, sa i takon situatës së krijuar në Shqipëri nga pandemia COVID-19, Ministria e Shëndetësisë atje bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona si dhe kanë rezultuar 135 raste të reja.

“Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID-19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, që përmbushin përkufizimin e rastit, për konfirmim diagnoze pozitive apo të dyshuara, sipas vlerësimit të ISHP, 135 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2. Ndërsa 94 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh”, u shpreh Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Më tej shtoi:


“Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve”.

Për ta përmbyllur me:

“U shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor. Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64-vjeçar nga Mati, një 71-vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77-vjeçar ; një 72-vjeçare dhe një 80-vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve”.

COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020):

Testime totale 67057

Raste pozitive 10102

Raste të shëruara 5976

Raste Aktive 3814

Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2054

Durrës 466

Shkodër 296

Lezhë 204

Elbasan 154

Korçë 135

Kukës 129

Vlorë 125

Fier 113

Berat 69

Dibër 35

Gjirokastër 34. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori