LAJMI I FUNDIT:

Penza eliminon Bashkimin dhe kualifikohet në finale të Ligës Unike

Penza eliminon Bashkimin dhe kualifikohet në finale të Ligës Unike
(Foto: ligaunike.com/KBF Prishtina)

Penza është kualifikuar në finale të Ligës Unike për Femra, duke mundur Bashkimin në gjysmëfinale me shifrat 83-57 (13:17, 21:10, 23:14, 26:16).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku Penza e nis me një seri prej 5:0, por më pas rikthehen prizrenaset, duke barazuar rezultatin dhe zhvillohet një lojë e barabartë, ndërsa në fund të çerekut të parë, me katër pikë nga skuadra prizrenase, kjo pjesë përfundon 13:17. Pas pesë minutave të barabartë në periudhën e dytë, vashat pejane morën lojën në duar, duke qenë më të mira në parket, ku krijuan epërsi prej 13 pikësh, 34:21, ndërsa pjesa e parë përfundon 34-27.

Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 54:37, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:41. Në dhjetë minutat e fundit, vashat pejane menaxhuan lojën dhe ngritën epërsinë, duke triumfuar në fund me shifrat 83-57.


Penza në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Prishtina-Flamurtari, që zhvillohet nga ora 19:00.

Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 24 pikë e 18 kërcime, Valbona Bytyqi me 19 pikë dhe Narlyn Mosquera me 16 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 17 pikë dhe Porsche Poole me 17 pikë.


Orari

24 mars

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja


Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori