Pengu më i madh në karrierë i Hysen Memollës

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Suharekës, Hysen Memolla.
Lojtari që ka bërë karrierë të bujshme edhe në Evropë, ka rrëfyer mes tjerash edhe pengun më të madh në karrierë.
“Çdo ndeshje ka qenë një emocion i madh të luaj”, ka filluar rrëfimin e tij Memolla në “Arena e Yjeve”.
“Është një ndjenjë nuk di as se si ta përshkruaj, pak kush mund ta kuptojë se si e ndjejnë tifozët në Split futbollin”.
“Kush del nga Hajduk Spliti i suksesshëm, nuk harrohet asnjëherë në jetë”, vazhdon më tej rrëfimin ish-reprezentuesi i Shqipërisë.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/

















































