LAJMI I FUNDIT:

Pengohet ekipi i TV SYRI në Spitalin e Gjakovës, reagon AGK-ja

Pengohet ekipi i TV SYRI në Spitalin e Gjakovës, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka njoftuar se ka pranuar me shqetësim pengimin e raportimit të ekipit të TV SYRI në Gjakovë.

Sipas ankesës së kolegëve të TV SYRI, gazetarja e këtij televizioni, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi.

“Gazetarja Edmonda Avdija nuk është lejuar te hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi, me arsyetimin se më keni publikuar në portal kur jam arrestuar. Ai e ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef këtu nuk keni me xhiru”, thuhet në ankesën e televizionit drejtuar AGK-së.


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të Abrashit, njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes.

“Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave. AGK-ja, njëherësh inkurajon gazetarët që të vazhdojnë të raportojnë dhe të mos heqin dorë nga informimi i qytetarëve”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori