Pendarovski-Tomiq: Theksohen marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë
Sot, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Dushanka Divjak-Tomiq.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, si dhe situatën aktuale në rajon.
Presidenti Pendarovski shprehu besimin se miqësia tradicionale midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të ngushta dhe pozitive me Republikën e Serbisë. Presidenti theksoi se takimi i fundit me Presidentin Vuçiq gjatë inaugurimit konfirmon angazhimin e përbashkët për ndërtimin e mëtejshëm të miqësisë, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Lidhur me proceset e integrimit evropian për vendet e rajonit, Presidenti Pendarovski theksoi se Ballkani Evropian i integruar është një parakusht i rëndësishëm për një rajon të përparuar dhe ekonomikisht të begatë, duke shprehur shpresën se Bashkimi Evropian do t’i marrë parasysh këto rrethana kur të vendosë mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë