LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski apel bashkësive fetare: Të mos inkurajohen tubime të mëdha të besimtarëve

Pendarovski apel bashkësive fetare: Të mos inkurajohen tubime të mëdha të besimtarëve

Presidenti Stevo Pendarovski përmes një deklarate me shkrim bëri të ditur se sot në telefon ka biseduar me kryetarin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI). Siç shkruan Pendarovski, të dy liderëve ua ka transmetuar qëndrimet dhe shqetësimin lidhur me ngjarjet e djeshme në Strugë, si dhe për paralajmërimin e BFI-së se do t’i hapin xhamitë më 12 maj.

“Si president i të gjithë qytetarëve u thashë liderëve fetarë se nga ata pres si dhe deri më tani të bëjnë thirrje në sjellje të ndërgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare, si dhe ta dënojnë çdo sjellje në kundërshtim me masat e përcaktuara nga organet shtetërore. Një ndër punët kryesore që na i tregoi pandemia Covid-19 është se pa dallim se cilit komunitet i takojmë, të gjithë së bashku jemi nën goditjen e tij”.


“Masat të cilat janë vendosur për mbrojtjen e pandemisë, nuk ndalojnë asnjë qytetar ta praktikojë religjionin e tij. Por, ajo që duhet të kufizohet dhe është kufizuar, janë tubimet masive me rastin e ndonjë feste fetare, si dhe zakone fetare”, thotë Pendarovski.

Presidenti u bën thirrje institucioneve kompetente të veprojnë në mënyrë përkatëse, në suaza të përgjegjësive të cilat i kanë për ruajtjen e stabilitetit.

“Në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme, pandemia Covid-19 ende po vazhdon, ndërsa punonjësit shëndetësorë pa u lodhur me mbi një përpjekje mbinjerëzore për çdo ditë janë të angazhuar për shërimin e bashkëqytetarëve tanë të cilët janë të infektuar. Jemi përpjekur shumë që t’i shmangim pasojat negative me të cilat u përballën shumë vende ku kemi një numër të madh të viktimave dhe të cilët sollën në mbylljen e tempujve dhe faltoreve si në botën ortodokse edhe në atë myslimane”, thotë Pendarovski.

Në fund ai kërkon nga udhëheqësit e bashkësive fetare të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos i inkurajojnë tubimet e grupeve të mëdha të besimtarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori