Penalltitë vendosin, Manchester City fiton trofeun e parë sezonal ndaj Manchester United

Manchester City ka fituar Superkupën e Anglisë pasi mposhti në finale Manchester United me rezultat 7-6 pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
‘Qytetarët’ e nisën më mirë këtë takim duke rrezikuar në dy raste portën e Andre Onanas, por duke mos arritur që ta gjejnë golin.
Fillimisht ishte Oscar Bobb ai që rrezikoi i pari në minutën e 22-të, por topi fluturoi mbi traversë dhe nuk përfundoi në rrjetë.
Vetëm dy minuta më vonë, Man City rrezikoi sërish kësaj radhe me anë të James McAtee, por gjuajtja e tij e fortë u ndal nga shtylla.
Rasti më serioz i Unitedit në pjesën e parë të takimit ishte në minutën e 36-të kur gjuajtja e Marcus Rashford shkoi fare pranë shtyllës së djathtë.
Still in search of the breakthrough 🔎#CommunityShield pic.twitter.com/7lJtuAwjhV
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) August 10, 2024
Pjesa e dytë nuk ishte aq aktive sa i përket rasteve për gol në krahasim me të parën, megjithëse të dy ekipet shënuan nga një gol.
Ishte pikërisht Rashford ai i cili sërish doli në rast të mirë për gol, kur në minutën e 76-të u asistua për mrekulli nga Alejandro Garnacho, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla e majtë e Ederson.
‘Djajtë e Kuq’ më në fund arritën ta zhbllokojnë rezultatin kur në minutën e 82-të Alejandro Garnacho u gjend mirë në zonë për të bërë një goditje precize që përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.
GARNACHO DELIVERS ⭐️@agarnacho7 with a delightful finish for @ManUtd 🔴#CommunityShield pic.twitter.com/zhwMbDlypS
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) August 10, 2024
Kur dukej se Man United do ta mposhte Man Cityn për herë të dytë radhazi në një finale, në skenë doli Bernardo Silva i cili në minutën e 88-të shënoi me kokë për rezultatin 1-1 pas asistimit të Oscar Bobb.
BERNARDO SILVA 🤯@ManCity‘s man with a late leveller in the Manchester Derby!#CommunityShield pic.twitter.com/zLkRqfUeGN
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) August 10, 2024
Pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, u desh që të ekzekutoheshin penalltitë për t’u vendosur fituesi.
Në penallti më të saktë u treguan Manchester City të cilët ia dolën të fitojnë me rezultat 7-6./Telegrafi/
Penalltitë:
Man City: X O O O O O O O
Man United: O O O X O O O X
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës