Një fshat diku ndërmjet Shkodres e Lezhës, mbështetur në njërën faqe të malit të butë të Kakarriqit, ku zë fill fusha e begatë e Zadrimës… Shumëkujt nuk i thotë asgjë emri i këtij fshati vocrrak, por jo gjithkujt, kështu. Edhe atij që nuk i ka rënë rasti të kalojë andej pari, Kukli i krijon menjëherë bashkëshoqërimin me emrin e Mjedës.
Ndre Mjeda, poeti, albanologu, gjuhëtari, politikani (ishte deputet i Shkodrës në të parin parlament shqiptar në vitin 1923, bashkë me Fishtën, Gurakuqin e të tjerë) kaloi aty dhe katund m’katund nëpër Zadrimë, rreth tri dekada të jetës së vet, në fillim shekullin e njëzetë. Ishte famullitar i Kuklit; aty u mësoi besimtarëve të tij, bashkë me ritin e lutjeve, edhe ritin e nxënjes. Ata përftuan prej tij plot dije të tjera për botën e vogël rreth tyre dhe për atë botën e largme atje tej, por mësoi me to edhe vlagën e tokës e buisjen e sythit. Ai u solli atyre të parat makina bujqësore të cilat, aso kohe, me zor i kapërdinte edhe ëndërra e tyre më e bukur. Aty shkroi “Andrra e jetës”; aty shkroi disa prej tingëllimave të tij të mrekullueshme të “Juveniljes”, gjithashtu. Aty… derisa u nis për në rrugën e amshimit, në vitin e largët 1937… Studiuesi pasionant Mentor Quku, një pjesë të madhe të lëndës së tij dhjetë vëllimëshe jetëshkrimore për poetin e ndritur, ia ka kushtuar Kuklit.
Gjërat e Mjedës, që akoma jetojnë në Kukël, janë kisha e vogël dhe qela, të dyja të skicuara dhe ndërtuara prej tij. Qela, një ngrehinë e stilit neoklasik, ka përfunduar në vitin 1906. Kisha e rikontruktuar, duke respektuar me përpikmëri elementet arkitekturorë të objektit, të kohës kur qe ndërtuar, ngjan me cilëndo simotër të një fshati të Spanjës, Italisë a të Polonisë, ku poeti pat studiuar, po edhe të Austrisë, Kroacisë a Sllovenisë. Në patalogun përpara saj është vendosur shtatorja e poetit dhe të trija së bashku tani kanë krijuar një unit arkitekturor mjaft estetik. Shtatorja, një krijesë artistike shumë e realizuar, e lakmuar edhe për një shesh të Shkodrës a Tiranës, është vepër e mjeshtrit Sadik Spahija… Zef Balaj, një emigrant i diasporës në Nju Jork, ka qenë donatori i saj, porse shenja të tilla bamirësie, që mbajnë emrat e familjes Ukgjini dhe biznesmenit dhe intelektualit të njohur shkodran, Gjergj Leqejza, gjen në vitrazhet e kishës e në “ingredientë” të tjerë të objektit muzeal.
Qela, shtëpia e famullitarit, ka filluar të mbledhë reliket e poetit, ato pak të mbetura, që akoma gjënden. E fundmja ndër to, që ka mbërrijtur është edhe tryeza-skrivani 100 vjeçare e poetit. Ndjesia dashamirëse, e fshehur me finesë, por edhe me rrisk të madh, ka mundur ta shpëtojë objektin e vlertë prej betejave ateiste të zhbërjes e të zhbirjes së gjithçkâje të lidhur me fenë e me besimin dhe me bartësit e tij, të nisura në vitin 1966 (si për ironi të fatit qe 100 vjetori i lindjes së poetit). Në vitet e fillimit të atij rrëmeti të madh ideologjik, tryeza është përcjellë nga Kukli në një kënd të pluhurosur të muzeut të Shkodrës. Ka qenë si duket e njëjta qasje me sjelljen e qëndrimin ndaj vetë poetit, emri i të cilit, përgjatë gjysmëshekullit të rregjimit të shkuar jetoi në terr-dritën, që i ofroi rregjimi. Diktatori e kish emërtuar “klerik popullor”, për ta veçuar kështu prej zulmës që kish ndërmarrë e do të ndërmerrte ndaj bashkëvëllezërve të tij, sigurisht vetëm si arsye propagandistike për paranojën e vet.
Që tryeza të arrijë në Kukël, aty ku qe vendosur në krye të herës me orenditë e tjera të qelës, një shekull më parë, është dashur një proces i gjatë këmbëngulje e ballafaqje, ecejake nga Muzeu i Shkodres tek Ministria e Kulturës e Tiranës dhe nga kjo e fundit përsëri tek i pari, në itinerarin e një karshilleku të ndërsjelltë absurd… Falë afeksionit dhe mirësisë së poetit të mirënjohur Visar Zhiti, ish-ministrit afatshkurtër të Kulturës, tani ajo është aty.
Ky është motivi i fillesës së një peligrinazhi të përvitshëm në Kukël, që zë fill më 2011. Nismëtar është Dom Nikë Ukgjini, famullitari i atyshëm sot… Misionar edhe ai, pasionant i punëve të historisë dhe kulturës kombëtare, ashtu si pararendësi i tij gati një shekull më parë.
Dom Nikë Ukgjini prift nga Kosova, i doktoruar për histori në Kroaci, për rreth njëzet vite ka hulumtuar vlera historike e kulturore nëpër rrethinat shqiptare të Malit të Zi. Më pas në Malësinë e Madhe, në Hot, në Shkoder e këndej pari, të njëjtën gjë bën. Ka botuar monografi historike, është producent, por edhe konsulent shkencor i shtatë a tetë filmave dokumentarë, në të cilët evokohen figurat e spikatura të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Jezuitët, ndër to dhe Mjeda si dhe mendimtarët e patriotët e shquar që dolën nga ai urdhër. Projekte të mrekullueshme, realizuar si atribute vetëm të një njeriu dhe me vullnesën e tij të mirë, ato do të ishin të lakmueshme për cilindo institucion serioz.
Po cilin institucion…?
Fishta, një tjetër shkëmb dijeje e kulture i këtij kombi, në çastet e agonisë së fundit kur po kapte pragun e jetës tjetër të amshuar i thotë një bashkëvëllaut të vet françeskan: ”Po des… ju tash keni me mendue për salikim, por edhé Kombi ka [të drejta]… për rreth meje”. Ata ishin të vetëdijshëm për gjithçka bënë e dhanë nga vehtja për kombin…
Kombi shqiptar sot ka dy shtete, ka dy ministri të Kulturës. Dy institucione që e kanë për detyrë parësore të mbështesin e të realizojnë projekte, që ridimensionojnë vlerat më të çmuara të historisë së kombit. Do t’i bënin kështu nder vehtes, kryesuesit e tyre. Që s’po duan t’ia bëjnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje