Pejë, një qytetar në gjendje të dehur sulmon një polic

Një person në gjendje të dehur ka sulmuar të premten një polic.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Mbreti Pirro", rreth orës 01:20, transmeton Telegrafi.
"Pejë 26.07.2024 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti në gjendje të dehur kishte penguar dhe sulmuar zyrtarin policor derisa po merrej me rastin Prishje e rendit dhe qetësisë publike", thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































