PDK: Kosova po rrezikohet nga ngritja e çmimit të energjisë, Qeveria po tregohet neglizhente

Partia Demokratike e Kosovës theksoi sot se Qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballur me pasojat e rënda të krizës energjetike që po merr formë, tashmë një kohë të gjatë.
PDK thekson se gjatë muajve të fundit, mbarë Evropa është duke përjetuar rritje marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike, ndërsa Qeveria e Kosovës po tregohet neglizhente dhe nuk ka marrë asnjë masë për të adresuar këtë krizë që po i afrohet me shpejtësi edhe Kosovës.
“Aktualisht, çmimi i rrymës në bursat e energjisë në rajonin tonë, ka arritur në trefishin e çmimit të një viti me parë, ndërkohë që jemi ende larg dimrit – kur edhe pritet të arrijë kulmi i çmimit.
Kjo krizë ndërkombëtare kërcënon furnizimin e rregullt dhe me çmime të pa përballueshme të qytetarëve dhe bizneseve, duke rrezikuar kështu stabilitetin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe vetë sigurinë kombëtare.
Dihet që Kosova nuk ka kapacitete gjeneruese të rrymës për të përmbushur nevojat e saj kur arrin piku i konsumit në dimër dhe për rrjedhojë është e varur nga vendet fqinje – qoftë për blerje të energjisë, qoftë për transmetimin e energjisë së importuar”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Sipas PDK-së, Qeveria do të duhej të planifikonte muaj më parë për dimrin, duke siguruar më herët kontrata për blerjen e energjisë në atë periudhë kur çmimi në bursat e energjisë ishte ende i ulët.
“Ndryshe nga Qeveria e Kosovës, qeveritë e shumë vendeve prej kohësh janë vënë në lëvizje dhe po marrin masa që të përballen me pasojat e rënda të pakësimit të burimeve të energjisë dhe të rritjes së paprecedent në një kohë të shkurtër të çmimeve.
Kjo krizë mund ta bëjë pagesën e rrymës tejet të rëndë dhe po ashtu të vështirësojë furnizimin e rregullt e pa ndërprerje në Kosovë. Nëse nuk merren masa të shpejta nga Qeveria, kjo situatë rrezikon t’i dëmtojë rëndë bizneset kosovare që ende nuk e kanë marrë veten nga kriza e pandemisë. Po ashtu, cenon mirëqenien e familjeve që gjatë dimrit harxhojnë një pjesë të mirë të të ardhurave për ngrohje.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës jo vetëm që është treguar e paaftë dhe e papërgjegjshme për t’i paraprirë adresimit të gjendjes së vështirë energjetike të dimrit, por edhe ka ndërmarrë veprime të dëmshme në fushën e energjisë. Dështimi i projektit të ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe bllokimi i projektit për infrastrukturën e gazsjellësit dhe termocentralit me gaz shkojnë ndesh me interesin e Kosovës për të pasur pavarësi energjetike dhe shtim e diversifikim të burimeve të saj prodhuese të energjisë. Për më keq, është revoltues edhe lajmi për bllokimin e disa investimeve strategjike në energji të ripërtëritshme”, thuhet më tej.
PDK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të tregohet e përgjegjshme dhe të angazhohet menjëherë për të siguruar sa më shpejtë kontrata për blerje dhe transmetim të energjisë me çmim sa më të arsyeshëm për muajt që vijnë, në mënyrë që të garantojë sigurinë e furnizimit me rrymë të mjaftueshme në muajt e ardhshëm.
“Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet maksimalisht edhe për të mirë menaxhuar rrymën, për të reduktuar humbjet dhe shpërdorimet e rrymës, si dhe për të shtuar rezervat e hidrokarbureve në vend.
PDK, po ashtu, e sheh të nevojshëm shqyrtimin e subvencionimit të çmimit të rrymës për bizneset që mbajnë ekonominë tonë në këmbë, si dhe për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë që mund ta kenë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet e rrymës në dimër”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit