LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë – LVV i del në mbrojtje

PDK kërkon shkarkimin e ministres Hajdari pas dënimit për mosdeklarim të pasurisë – LVV i del në mbrojtje

Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se është e papranueshme që ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të vazhdoj të ushtroi funksionin e ministres derisa është dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Hajdari duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje, transmeton Telegrafi.

“Shqyrtimi i Projektligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, propozohet nga një ministre që tashmë është dënuar për fshehje të pasurisë. Një projektligj të tillë e bënën mjaftë të lëndueshme të cënueshme prezentimi i saj nga një ministre që me vendim të gjyqësorit është dënuar. Për ne është e paprnueshme që të vazhdoj të qëndroj në sallë dhe të vazhdoj të ushtroj funksionin e ministres një person që e fsheh pasurinë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se Hajdari është ministrja e parë në Kosovë që e mban Qeveria Kurti e cila është në detyrë dhe nuk e ka deklaruar pasurinë.

“Asnjëherë në Kuvend nuk ka pas ministër që ka qëndrua në detyrë e që është i dënuar për mosdeklarim të pasurisë. Kemi me dhjetëra skandale të kësaj ministre. Kjo ministre duhet të dorëhqiet ose të shkarkohet. Është fyrje për të gjithë ne dhe ky është standard që po e vendos Qeveria Kurti. Ju kërkoj që të bëni presion te kryeministri që kjo ministre të shkarkohet”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, bëri të ditur se si grup parlamentar nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje që vjen nga Hajdari.

“Ne si grup parlamentar asnjë marrëveshje që vjen nga kjo ministre ne nuk do ta votojmë. Nuk është e denjë me vazhdu më tutje ushtrimin e postit të ministres”, tha Tahiri.

Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë
Lexo po ashtu Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Në anën tjetër, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Projektligji për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve është i rëndësishëm, dhe se për çështjen e ministres Hajdari mund të diskutohet në një seancë tjetër.

“Ministrja Hajdari e prezantoi Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, një projektligj i rëndësishëm edhe për agjendën evropiane. Për mandatin e ministres Hajdari i njëjti grup parlamentar ka kërkuar seancë të veçantë. Po e njëjta ka mbet në linjën e temave të pa trajtuara si rrjedhojë e agjendës së ngarkuar. Andaj për këtë mund të pajtohemi që në mbledhjen e Kryesisë të caktojmë një seancë për të diskutuar për këtë gjë”, ka thënë Kusari-Lila.

Në anën tjetër deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se nuk bëhet fjalë për mosdeklarim të pasurisë por deklarim të vonuar për dy ditë.

“Me ligjin aktual vonesa deri në 15 ditë nuk është më vepër penale por vepër e kundërvajtjes. Nëse është keqpërdorimi më i madh i kësaj qeverie vonesa dy ditë për me deklaruar pasurinë nga një ministre ndërkohë që kemi një ligj në fuqi që nuk e trajton vepër penale vonesën atëherë në rregull jemi”, tha Rrustemi, transmeton Telegrafi.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës Rozeta Hajdari për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

E akuzuara Rozeta Hajdari është shpallur fajtore dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori