Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë se në vendin tonë ka një numër të madh të bizneseve që kanë shuar veprimtarinë e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Musliu në seancën e sotme parlamentare theksoi se çdo ditë po raportohet për mbyllje të bizneseve dhe sipas saj numri i tyre ka kaluar shifrën katër shifrore ose me mijëra sosh.
“Arsyeja kryesore e mbylljes së bizneseve është për mungesë të klasës punëtore, që nënkupton se punëtorët në Kosovë keqtrajtohen prej pronarë të bizneseve, nuk kanë kontrata, nuk kanë sigurime, nuk respektohen oraret. Dhe ata punëtorë janë të detyruar që të presin sot para ambasadave të Evropës për viza të punës. Vet fakti që kjo Qeveri nuk ofron asnjë shpresë që për ata punëtorë në sektorin privat do të vijnë ditë të mira ku do të respektohet djersa dhe mundi i tyre, sot mijëra biznese po mbyllën në Kosovë”, tha Musliu.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë duke kundërshtuar se ka numër të madh të bizneseve të shuara, ajo përmendi se ka rritje të numrit të kompanive të regjistruara.
“Numri që përmend se ka mijëra biznese të çregjistruara, është numër që i vendos bizneset pasive dhe aktive, sepse vetëm nga viti 2022 ka filluar kategorizimi i bizneseve pasive dhe aktive. Kështu që nuk ka qenë asnjë herë më herët ky kategorizim. Për njoftimin tuaj, kanë qenë të mbyllura 1 mijë e 412, prej tyre 700 me ndryshim aktiviteti, kurse të regjistruara 11 mijë e më shumë. Por, nuk është e saktë që thuhet se janë mbyllur një numër i madh i bizneseve kur është kalimi i kategorisë në pasive”, është shprehur Hajdari.
Arsyet e secilit pronar të bizneseve janë të natyrave të ndryshme. Ka prona të bizneseve që hap biznesin individual dhe dëshiron ta ndryshojë në statusin SHPK. Kështu që kanë qindra mijëra arsye, por të gjitha këto arsye janë të identifikuara në rastin e çregjistrimit ose të pasivizimit. Pra, ka rritje të numrit të bizneseve të regjistruara në 10 mijë e 12 mijë, kurse 700 biznese kanë kaluar në listën si SHPK”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje