Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, votimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2021 dhe raporti me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë mbetur për një mbledhje tjetër.
Megjithatë është parë një gatishmëri e Partisë Demokratike të Kosovës që të ulet me partitë në pushtet dhe të diskutojnë që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë, e kërkesë të vetme e ka që të përfshihen amendamentet e tyre. LDK premton se do të ulen të diskutojnë për këtë gjë dhe se do të përfshijnë gjithçka që është në harmoni me ligjin.
Në këtë mbledhje të Komisionit, në fillim të diskutimit për këto dy pika, ishte deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, që ka kërkuar që votimi për këto dy pika të shtyhet për një mbledhje tjetër, por nuk ka pasur kuorum për këtë votim.
“Propozoj që dy projektligjet të mos hidhen në votim, të shtyhen për një mbledhje të radhës”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje.
“Jemi në një situatë shumë të pa lakmueshme ku ky Projektligj është bërë një problem ditor i gjithë qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë edhe i komunitetit të biznesit dhe shfrytëzoj këtë takim të Komisionit t’i bëj thirrje partive në pushtet, Qeverisë, që pa humbur kohë të ulet bashkë me grupin tonë parlamentar dhe t’i merr parasysh vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në momentin kur ato rekomandime merren parasysh PDK me 24 votat e saj do ta mbështesë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai.
Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka shprehur gatishmërinë që të ulen dhe të bisedojnë me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje sa i përket Projektligjit.
Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit Avdullah Hoti sa i përket votimit të këtij Projektligji, për tha se është dashur të bisedojë edhe me anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere.
“Pajtohem që janë sekondat e fundit ku na bëhet thirrje bashkërisht, pajtohem plotësisht që edhe atë ditë kam biseduar me Bedriun që nuk është këtu dhe e kam lutur atë ditë çka mund të bëjmë që të mos i japim ngjyrim politik asaj pjese, por ta bëjmë veç pjesën e interesit ekonomik që ka brenda projektligji dhe ta bëjmë më mirë. Jam dakord se nëse organizohet ky takim dhe është mirë t’i jepet një shtysë kryeministrit. Ai është dashur të vijë te ne për bisedime”, tha ai.
Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, ka premtuar se do të merren parasysh rekomandimet në harmoni me ligjet në fuqi.
“Kjo është në harmoni me atë që kemi bërë ftesë vazhdimisht. Ne jemi të hapur. Unë premtoj se do të ulemi dhe krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi, çka nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, se do të merren parasysh dhe do të inkuadrohen në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha ai.
Në përgjigjen e tij, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se po kërkojnë që të mos jetë retorikë, por kryeministri të ulet edhe me opozitën që t’i merr parasysh amendamentet që i kanë propozuar.
“Rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga PDK janë të thjeshta dhe e bëjnë një barazi tek ata që sot tërheqin mjetet nga Trusti, sepse ne mendojmë që jo të gjithë qytetarët kanë mjete, andaj nuk mund t’i diskriminojmë që dikush t’i tërheqë 35 euro e dikush 2 mijë e 500 euro. Pra, aty ka qenë qëllimi ta bëjmë një barazi dhe pas 5 ose 7 vjetësh një pjesë e atyre që kanë pasur më pak mjete t’i rimbursohet, sepse buxheti i Kosovës e mundëson këtë pas 4 ose 5 vjetësh. Jemi të gatshëm t’i vendosim prioritetet e propozuara nga PDK-ja dhe ta votojmë ligjin dhe t’i hapim rrugë, po kjo është çështje që duhet ta bëjë kryeministri”, tha ai.
Këtë gatishmëri të Partisë Demokratike të Kosovës që të ulet dhe të diskutojë me Qeverinë, deputetja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, po e sheh si një diskutim për pazar politik.
“Më shumë sesa vetëm diskutim ose mundësi për të gjetur zgjidhje, kjo natyrisht se zbërthehet në një diskutim pazar politik se çka do të ndodhë të dielën në zgjedhjet lokale në Podujevë, me mundësitë e hyrjes apo mos hyrjes së PDK-së në Qeveri. Prandaj, krejt kjo po iu kushton të gjithë qytetarëve. Më shumë se kaq është dashur të vihet me një plan. Unë e kuptoj Gashin kur e përmendi që duhet të vijë Hoti, por as një përpjekje më të voglën nuk e ka bërë për asnjë masë ndihme për qytetarët. Andaj, këtë e shoh më shumë me konotacion politik sesa për t’iu ndihmuar ata që janë në nevojë”, tha ajo.
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar deputetët Shkëlzen Hajdini dhe Kujtim Gashi, duke thënë se kjo nuk është politikë që bëhet me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot ka votuar edhe raportin vjetor financiar të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut- KOSTT për 2018 dhe 2019.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni kanë pyetur menaxhmentin e KOSTT-it lidhur me atë se kush e bënë furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore të vendit dhe se a paguhet ai shfrytëzim i energjisë.
Kryeshefi ekzekutiv në KOSTT, Mustafë Hasani, tha se janë ata që e bëjnë furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore të vendit, derisa tha se i mbulojnë edhe humbjet që brenda një muaji arrijnë 2.5 milionë euro në muaj.
“Sa i përket pyetjes se sa para në muaj ne mbulojmë humbjet në veri, janë diku rreth 2 milionë e gjysmë. Ne kemi pasur një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për alokim të mjeteve në vlerë 10 milionëve e cila është në proces dhe besoj se shumë shpejt prej thesarit do të alokohen mjetet dhe ne sigurohemi se mundësitë tona për t’i mbuluar këto humbje do të jenë deri në maj 2021, andaj këtu ngre shqetësim se në buxhetin 2021 s’kemi paraparë alokim të mjeteve për mbulimin e këtyre devijimeve”, tha ai.
Komisioni ka votuar edhe raportin financiar vjetor të Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2019, raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2019, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2020. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova