LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe AAK koalicion në Mitrovicë 

PDK dhe AAK koalicion në Mitrovicë 

Sot, në Mitrovicë, pas diskutimit dhe pajtimit për koalicion, në mes të degës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është nënshkruar koalicioni për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 Nëntor.

Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci.


“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës. /Telegrafi/