Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar sot në një mbledhje të përbashkët Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PDK-së për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Me theks të veçantë, në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen në pjesën veriore të vendit, vendosjen e barrikadave, nevojën e veprimeve të përgjegjshme dhe konkrete të Qeverisë, si dhe domosdoshmërinë e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë.
Krasniqi ka njoftuar Kryesinë dhe Grupin Parlamentar edhe për takimin që kishte sot me zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin konsistent të PDK-së dhe pesë pikat që duhet të jenë shtyllat kryesore për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e që janë: ruajtja e karakterit unitar të shtetit tonë sipas rregullimit aktual kushtetues, njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO përmes pjesëmarrjes në partneritetin për paqe si hap i parë, marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në lidhje me situatën në pjesën veriore të Kosovës, në këtë takim u konstatua se vendosja e barrikadave nga bandat kriminale, të orkestruara nga presidenti i Serbisë, Aleksandzr Vuçiq, dhe thirrjet e tij luftënxitëse, janë alarm për qytetarët, shtetin e Kosovës, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
PDK fton bashkësinë ndërkombëtare që në mënyrë të prerë jo vetëm ta dënojë propagandën e presidentit dhe shtetit serb, por të marrë hapa konkret që Serbinë ta shkëpusë nga këto tendenca dhe iluzione pushtuese, duke thënë se territori i Kosovës është një dhe i paprekshëm dhe se nuk mundet dhe nuk do të ketë krijim të një realiteti të ri në pjesën veriore të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se normalizimi i kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme të krijuar në pjesën veriore të Kosovës nuk mund të tolerohet. “Barrikadat nuk guxojnë të kthehen në përditshmëri të re. Heshtja, injorimi dhe qëndrimi në vend nuk duhet të jetë zgjidhje për Qeverinë. Kompromiset e mëtutjeshme, jo e jo”, thuhet në komunikatë.
PDK vlerëson lart rolin dhe kontributin e KFOR-it dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë, por, megjithatë, në situatën aktuale, reagimi institucional shtetëror, konform ligjeve dhe kushtetutës tonë, është i pazëvendësueshëm.
Sikur gjithmonë, por posaçërisht sot, të gjithë jemi me Policinë e Republikës së Kosovës. Kurajo dhe angazhimi që ata kanë treguar së fundmi është tregues i qartë se ne kemi zyrtarë të gatshëm për të garantuar funksionimin e shtetit ligjor në tërë territorin tonë. Gjithçka që duhet është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre.
Mosplotësimi i tërësishëm i nevojave dhe kërkesave të Policisë së Kosovës deri më tani është shqetësues. Urgjentisht dhe pa vonesa Qeveria duhet të siguroj gjithçka që duhet, që policët tanë të kenë kushtet e nevojshme për të zbatuar rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës.
Ushtrimi i sovranitetit dhe i shtetit ligjor, si dhe funksionimi i institucioneve të Kosovës në tërë territorin e vendit kërkon veprim të menjëhershëm dhe konsistent institucional.
Barrikadat duhet të hiqen pa asnjë vonesë. Në këtë pikë, nuk duhet të ketë zmbrapsje. Koha është për reagim shtetëror! Koha është për rikthim të normalitetit dhe garantim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të shtetit tonë, përfundon komunikata e PDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj