Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Ata u kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.


Ky aksion vjen pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish-drejtorin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se me ju fol këtyre kapelave është njëjtë sikur me ju fol deputetëve të LVV-së.

“Këta kanë vendos me qenë kapele me qenë masha të Dejonës. Përmes këtyre kapelave të zeza këta kanë vendos me i mbulu shumë krime, por munden me i mbulua përkohësisht por jo përjetësisht. Me mbulu krimin në bukën e Ushtrisë së Kosovës, krimin në rezervat shtetërore.  9 shkurti ka me jau hekë kapelën prej koke”, tha Tahiri./Telegrafi/

462153583 1736342380453784 2512747844812938609 n

462252096 955124979758213 7502582036113278825 n

462534298 9345154282177589 9048542757619491725 n

462535531 1631778974045875 2647262966869646026 n

462537455 879528017600894 771845515020316071 n

462538841 1221262682491939 7691607028664999373 n

462555272 529199289866957 8836074503540693319 n