LAJMI I FUNDIT:

PayPal dhe Venmo së shpejti do të mbështesin “Tap to Pay”, teknologjia e pagesave pa kontakt të Apple

PayPal dhe Venmo së shpejti do të mbështesin “Tap to Pay”, teknologjia e pagesave pa kontakt të Apple

Tregtarët tani do të jenë në gjendje të pranojnë pagesa pa kontakt në iPhone-ët e tyre përmes aplikacioneve PayPal ose Venmo iOS.

Sipas disa thashethemeve nga MacRumors, PayPal tani do ta bëjë edhe më të lehtë për tregtarët në SHBA që të marrin pagesa pa kontakt direkt në iPhone-ët e tyre.

Nga The Verge raportojnë se kompania po shton mbështetjen për teknologjinë “Tap to Pay” të Apple në aplikacionet PayPal dhe Venmo iOS, e që do të thotë se tregtarët do të jenë në gjendje të pranojnë karta krediti ose debiti pa kontakt, e gjithashtu edhe nga “kuletat” telefonike pa pasur nevojë për një lexues të jashtëm kartash, transmeton Telegrafi.


Për herë të parë, teknologjia e pagesave pa kontakt e “Tap to Pay” e Apple ishte prezantuar në muajin shkurt.

Integrimi i aplikacioneve PayPal dhe Venmo mund të shënojë një hap të dukshëm për miratimin e teknologjisë pa prekje të Apple dhe mund të jetë i dobishëm për tregtarët që nuk duan të mbështeten te lexuesit e jashtëm për të pranuar pagesa pa kontakt.

Kjo marrëveshje me Apple, gjithashtu do të jetë një ndihmë për PayPal, në mënyrë që kompania të konkurrojë me rivalin e pagesave Square, i cili filloi mbështetjen për “Tap to Pay” në muajin shtator.

Në raportin e fitimeve të tremujorit të tretë 2022, të publikuar të enjten PayPal deklaroi se kjo mbështetje do t’i shtohet PayPal dhe Venmo “së shpejti”.

Megjithatë, kjo nuk është lëvizja e vetme e fundit e PayPal në zgjerimin e dobisë së Venmo; Venmo gjithashtu do të shtohet si një opsion pagese në Amazon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori