Joe Biden ka këmbëngulur se do të vazhdojë me kandidimin për rizgjedhje pavarësisht dy gafave të mëdha në samitin e NATO-s dhe një numri në rritje demokratësh që i bëjnë thirrje atij të largohet.
Paraqitjet e fundit në Uashington u panë si një ndryshim për 81-vjeçarin pas një debati katastrofik kundër rivalit Donald Trump muajin e kaluar.
Megjithatë, duke folur në fund të samitit tre-ditor, ai gabimisht iu referua Volodymyr Zelenskyt si “President Putin”.
“Zonja dhe zotërinj, president Putin”, tha Biden, duke iu referuar liderit ukrainas përpara se të korrigjohej.
“President Putin? Unë do të mund presidentin Putin, presidentin Zelensky. Jam shumë i fokusuar të mund Putinin”, shtoi ai.
Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, vetëm pak kohë më vonë, ndërsa merrte pyetje nga gazetarët, ai ngatërroi emrat e Kamala Harris dhe Trumpit, transmeton Telegrafi.
Kur u pyet nëse kishte ndonjë dyshim në lidhje me aftësinë e zëvendëspresidentes për të marrë postin e lartë, ai tha se “unë nuk do ta kisha zgjedhur zëvendëspresidentin Trump për të qenë zëvendëspresident nëse ajo nuk do të ishte e kualifikuar për të qenë presidente”.
Trump menjëherë reagoi përmes rrjeteve sociale duke ironizuar me fjalët e Bidenit. Ai publikoi videon e Bidenit teksa thotë “zëvendëspresidenti Trump”.
Trump shtoi me sarkazëm “punë e shkëlqyer, Joe!”
Pavarësisht gabimeve, Biden përdori pyetjet dhe përgjigjet e medias për të ofruar një mbrojtje të fuqishme të politikave të jashtme dhe të brendshme – dhe ofertën për t’u rizgjedhur.
“Unë nuk jam në këtë për trashëgiminë time. Unë jam në këtë për të përfunduar punën që kam filluar”, tha Biden dhe shtoi se “orari im ka qenë i ngarkuar”.
“Pra, nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë se nuk duhet ta bëj. Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë – asnjë”.
Megjithatë, ai po përballet me një kor në rritje të thirrjeve nga ligjvënësit, të famshëm dhe demokratë të tjerë të shquar për t’u larguar nga gara e 2024-ës.
Menjëherë pas paraqitjeve të së enjtes, Jim Himes, demokrati më i lartë në Komitetin e Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha në një deklaratë se Biden duhet “të largohet”.
“Zgjedhjet e 2024 do të përcaktojnë të ardhmen e demokracisë amerikane dhe ne duhet të paraqesim kandidatin më të fortë të mundshëm për t’u përballur me kërcënimin e paraqitur nga autoritarizmi i premtuar i Trumpit MAGA. Unë nuk besoj më se ai është Joe Biden dhe shpresoj që, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së shërbimit publik, ai do të vazhdojë të vendosë vendin tonë në vend të parë dhe, siç premtoi, t’i hapë rrugën një brezi të ri liderësh”.
Ajo vjen pasi ylli i Hollivudit, George Clooney i dha fund mbështetjes së për Bidenin. “Unë e dua Joe Bidenin. Si senator. Si nënpresident dhe si president. Unë e konsideroj atë një mik dhe besoj në të”.
“Besoni në karakterin e tij. Besoni në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por, e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës. Askush nga ne nuk mundet”, shkroi aktori një opinion në New York Times.
Ndërkohë, partneri amerikan i Skynew, NBC News, ka raportuar se fushata e Biden po “vlerëson në heshtje qëndrueshmërinë” e kandidaturës së zëvendëspresidentes Kamala Harris kundër Trumpit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës