LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se ishte i rrethuar nga dhjetëra ushtarë rusë, ushtari i vetëm ukrainas që kishte mbetur i gjallë luftoi deri në frymën e fundit në istikame

Pavarësisht se ishte i rrethuar nga dhjetëra ushtarë rusë, ushtari i vetëm ukrainas që kishte mbetur i gjallë luftoi deri në frymën e fundit në istikame

Momente e fundit heroike të ushtarit të vetëm ukrainas, bashkëluftëtarët e të cilit ishin vrarë nga trupat ruse në stilin e “Luftës së Parë Botërore”, janë kapur nga një dron.

Videoja është filmuar nga ajri në Noovotoshkivske në Luhansk, ku shihet një grup i separatistëve pro-rusë duke bërë të pamundurën që ta vrasin ushtarin e fundit ukrainas që kishte mbetur gjallë brenda istikameve – madje goditej me artileri të rëndë, transmeton Telegrafi.

Pasi që forcat ruse kishin vrarë pjesën tjetër të ushtarëve ukrainas, ushtari i vetëm që kishte mbetur gjallë për asnjë moment nuk shfaqi shenja frike apo paniku – përkundrazi luftoi me tërë forcën kundër dhjetëra rusëve si dhe artilerisë të tyre që e godisnin vazhdimisht.


Duke parë se nuk frikësohej dhe nuk e kishte ndërmend të dorëzohej, ushtarët rusë hedhin granata dore në drejtim të ushtarit ukrainas – por ato nuk e zmbrapsën.

Ai vazhdoi luftimet – duke i detyruar të ndalen për pak çaste. Madje në një moment edhe pse i plagosur në këmbë nga granatat e dorës – vazhdoi luftimet sikur të mos ishte i rrethuar nga dhjetëra rusë.

Megjithatë numri i madh i rusë e bëri të vetën – një granatë tjetër duket se e goditi dhe ai shihet në tokë i shtrirë duke mos lëvizur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Veterani i ushtrisë amerikane bën përparim 'të pabesueshëm' pas transplantimit të parë të syrit në botë

Botë
Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Shefi i OKB-së e quan vdekjen dhe shkatërrimin në Gaza më të keqen që ka parë

Azia
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të zakonshme fatkeqësitë natyrore dhe pse?

Botë
Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Brenda Pokrovsk - qytetit jetik ukrainas

Evropa
Kalo në kategori