Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Disa vjet pas shpërbërjes së Çekosllovakisë më 1993 – që njihet si “divorci i kadifenjtë” – shteti i ri i pavarur sllovak ishte bërë shkak i shqetësimeve. Sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Madeleine Albright, e quajti “vrima e zezë” e Evropës.
Përfundimisht, në vitin 2004 Sllovakia u bashkua me BE-në dhe me NATO-n. Supozimi i atëhershëm në Perëndim ishte se vendi, më në fund, kishte identitet të përcaktuar dhe një grup të përcaktuar aleancash.
Më pas erdhi Robert Fico, një prototip populist. Ishte përqafues i hershëm i politikës së identitetit: burrat dhe gratë e mira të rraskapitura në qytetet dhe fshatrat e vogla kundrejt elitës metropolitane në Bratislavë, kryeqytetit, me idetë e tyre të importuara. Si kryeministër midis viteve 2006 dhe 2010 dhe më pas 2012-2018, për audiencën e tij të brendshme e sulmoi Perëndimin duke shfrytëzuar – pas krizës financiare – pasiguritë e shumë të njerëzve në Evropën Qendrore.
Tani, me Ficon në gjendje të pakëndshme, ky vend me pesë milionë banorë është në rrezik. Pavarësisht nëse kryeministri mbijeton ose jo dhe nëse është në gjendje të rifillojë detyrën, ndarjet tashmë të theksuara mund të çojnë në trazira të gjera civile. Është ende e mundur që tronditja e atentatit të së mërkurës të mundësojë që të mbizotërojnë mendjet e kthjellëta, që të formohet një qeveri e unitetit kombëtar dhe të zbuten armiqësitë. Nisur nga deklaratat e disa ministrave të Ficos – duke fajësuar “mediat” dhe elementët armiqësorë – shenjat nuk duken premtuese.
Sllovakia nuk është e panjohur për dhunën. Në shkurt 2018, gazetari i ri hulumtues Ján Kuciak, i cili e kishte hetuar korrupsionin që përfshinte qeverinë e Ficos, subvencionet e BE-së dhe mafinë italiane, u qëllua nga vrasësit e paguar në banesën e tij në dalje të kryeqytetit. Bashkë me të u vra e fejuara e tij, arkeologia Martina Kušnírová.
Vdekja e tyre tronditi Sllovakinë deri në palcë. Në demonstratat më të mëdha që nga revolucioni i kadifenjtë i cili përmbysi komunizmin në vitin 1989, dhjetëra mijëra sllovakë dolën në rrugë për të shprehur zemërimin. Përfundimisht, Fico dhe i gjithë kabineti i tij u detyruan të jepnin dorëheqjen – jo para se të akuzonte miliarderin amerikan George Soros për nxitjen e protestave.
Shpresa lind nga tmerri, por kjo shpresë nuk zgjati shumë. Në qershor 2019, aktivistja dhe avokatja mjedisore, Zuzana Čaputová, në mënyrë sensacionale i fitoi zgjedhjet presidenciale. Disa muaj më vonë u votua qeveria e re, duke paralajmëruar ndryshimin. Megjithatë, brenda disa javëve nga marrja e detyrës, filloi pandemia dhe po ashtu edhe problemet e saj. Sllovakia kishte katër kryeministra në katër vjet. Koalicionet e njëpasnjëshme erdhën dhe shkuan, secili duke luftuar për të përballuar Kovidin, inflacionin, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë.
Për Ficon i cili veten e definon po si mikun Viktor Orbán që ka – udhëheqësin e Hungarisë fqinje – ky ishte sinjali për rikthim të jashtëzakonshëm. Njëjtë si Orbáni, periudhën e tij të fundit e kaloi në kundërshtime, duke lëvizur më tej kah e djathta, duke penguar vendimin e qeverisë sllovake për të dërguar armë në Ukrainë. Për kokë banori, Sllovakia ishte një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit, duke u bërë vendi i parë i NATO-i cili i dërgoi aeroplanët luftarakë.
Derisa realizoja një dokumentar radiofonik për BBC-në, për zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2023, kur vizitova disa rajone të ndryshme u habita prej atmosferës së denoncimit ne-ose-ata dhe nga të vërtetat konkurruese. Një aleat kryesor i Ficos, Ľuboš Blaha, më tha në një intervistë se lufta në Ukrainë bazohej në vlerat konkurruese kulturore. Sllovakia, deklaroi ai, nuk donte të ndikohej nga “liberalfashistët” pro-homoseksualë të cilët e mbrojnë Ukrainën. Blaha tash është nënkryetar i Parlamentit.
Fico e quajti Čaputován, kreun e tij të shtetit, si “agjente amerikane”. Ajo, nga ana e vet, paralajmëroi për “stuhi informacioni” nga e djathta e mbështetur nga Rusia. Në mënyrë të kobshme, pasi nisi veprimet ligjore kundër tij, deklaroi se u lodh dhe se nuk do të kandidonte për një mandat të dytë presidencial.
Fushata zgjedhore u dominua nga dy narrativa krejtësisht të ndara – Fico si diktatori i supozuar dhe Fico si patrioti krenar. Rezultati ishte i afërt, por ai fitoi – partia e tij Smer-SD merr pjesën më të madhe të votave dhe kryesoi në koalicionin e krahut të djathtë.
Brenda disa javëve u bë e qartë se do të realizohej shumëçka nga frika më e keqe liberalëve. Fico bëri kthesë prej 180 shkallëve në Ukrainë, duke ndaluar shitjet e armëve (megjithëse, thënë të drejtën, Sllovakia kishte dhënë gjithë stokun e saj ekzistues dhe fal NATO-s ai u zëvendësua nga armatimet më moderne).
Te Orbáni dhe Fico, Putini tani ka dy liderë simpatikë në zemër të Evropës. As nuk e kanë ndërmend të largohen nga NATO apo BE-ja, duke preferuar të jenë gjemb i brendshëm.
Beteja për të ardhmen e Sllovakisë do të vazhdojë të luftohet edhe përmes mediave. Mediat liberale tashmë po e ndiejnë presionin. Beteja më e nxehtë, shumë aktuale, është legjislacioni i qeverisë për të zëvendësuar transmetuesin publik RTVS me një më të epshëm “patriotik”. Demonstratat kundër kësaj lëvizjeje ishin planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, por u anuluan shpejt pas të shtënave ndaj Ficos.
Tragjedia për Sllovakinë është se një pjesë e madhe e fuqisë së saj të re punëtore, ka zgjedhur largimin nga vendi. Disa po shkojnë përtej kufirit te fqinji i tyre, ku kontrasti është i theksuar. Në vitin 2023, Republika Çeke zgjodhi si president të saj properëndimorin Petr Pavelin. Të paktën për momentin, vëllai më i madh ka zgjedhur një rrugë tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025