Pasuria e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror të llogarive të Emiliano Shullazit dhe dy të arrestuarve me të.
Organi i akuzës u kërkon bankave të nivelit të dytë që të verifikojnë nëse shtetasit Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kanë llogari bankare.
E njëjta kërkesë u është përcjellë edhe zyrave hipotekore, njofton syri.net.
Avokatët nga ana e tyre pohojnë se do kërkojnë lirimin e Shullazit, pasi sipas tyre, ndaj tij nuk ka prova.
Prokuroria kërkon të zbardhë skemën se si vendoseshin gjobat, për sa kohë disponon deklaratën e një shtetasi që pohon se është telefonuar prej Shullazit.
Deri tani, thonë burimet, rezulton se i pandehuri nuk mbante telefon prej të paktën dy vitesh.
Megjithatë, prokuroria dyshon se 38-vjeçari komunikonte përmes shokëve.





















































