LAJMI I FUNDIT:

Pastruesi i aeroportit gjen shtatë kilogramë flori, por nuk do të fitojë as edhe një qindarkë

Pastruesi i aeroportit gjen shtatë kilogramë flori, por nuk do të fitojë as edhe një qindarkë

Një burrë nga Koreja e Jugut që punon në aeroportin ndërkombëtar “Inchon”, mund të mos fitojë as edhe një qindarkë edhe pse në shportën e mbeturinave ka gjetur një thesar të vërtetë – shufra me flori.

Ky pastrues ka gjetur shtatë shufra floriri që kapin vlerën e 330 mijë dollarëve, derisa po i zbrazte shportat e mbeturinave, transmeton Telegrafi.

Shufrat të cilat peshojnë nga një kilogram ishin të mbështjella me gazetë, kurse policia dyshon se dikush i ka hedhur nga frika që të mos kapet.


Deri më tani nuk kanë gjetur kurrfarë dëshmi që e lidh këtë flori me ndonjë aktivitet kriminal. Fillimisht mendohej se personi që do t’i gjej do të fitojë një pjesë të tyre.

Megjithatë, menaxhmenti i aeroportit ka njoftuar se pastruesi nuk do të marrë asgjë, pasi që shufrat i kishte gjetur pas ndërrimit të punës, kurse në kontratë shkruan se obligohet të gjej edhe gjërat e humbura.

Sipas ligjeve në fuqi në Korenë e Jugut, nëse pronari i gjërave të gjetura nuk lajmërohet brenda gjashtë muajve, atëherë pronari i tyre i ri do të jetë personi që i ka gjetur ato.

Megjithatë, ky ligj nuk vlen për nëpunësit që gjejnë gjëra në vendin e tyre të punës. Për ironi të fatit, po t’i kishte gjetur shufrat e floririt dhe të mos ishte i punësuar në aeroport, ai do tashmë do të ishte pronar i 20 për qind të vlerës së tyre. /Telegrafi/