LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i ajrit nga coronavirusi në Evropë ka çuar në 11 mijë vdekje më pak

Pastrimi i ajrit nga coronavirusi në Evropë ka çuar në 11 mijë vdekje më pak

Përmirësimi i cilësisë së ajrit gjatë muajit të kaluar për shkak të bllokimit nga coronavirusi, ka çuar në 11 mijë vdekje më pak në Evropë, zbuloi një studim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rënia e mprehtë e trafikut rrugor dhe emetimi industrial ka ndikuar me mungesë të 1.3 milion ditëve pune, 6,000 fëmijë i shpëtuan astmës, 1,900 vizita janë shmangur në emergjencë, dhe 600 më pak lindje të parakohshme.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nivelet e dioksidit të azotit kanë rënë me 40 për qind ndërsa materia e vogël e grimcave – e njohur si PM2.5 – është në rënie për 10 për qind, që do të thotë se njerëzit pa COVID-19 mund të marrin frymë më lehtë. Këto dy forma të ndotjes, të cilat dobësojnë sistemin e zemrës dhe frymëmarrjes, janë zakonisht përgjegjëse për rreth 470,000 vdekje në Evropë çdo vit.


Studimi i ri vlerëson se si ka gjasa të ketë rënë kjo duke përdorur modele statistikore që ndërthurin të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, emetimet, popullsinë dhe përhapjen e sëmundjeve.

Ata gjetën se numrin më i lartë i vdekjeve të shmangura nga ndotja në Gjermani është (2,083), më pas vjen Mbretëria e Bashkuar me (1,752), Italia (1,490) Franca (1,230) dhe Spanja (1,083).

Nga sëmundjet, pothuajse 40 për qind e uljeve të vdekshmërisë kishin të bënin me sëmundjen e zemrës, 17 për qind nga sëmundjet e mushkërive siç janë bronkiti dhe emfizema, dhe 13 për qind secila nga goditjet dhe kanceri. Të tjerët ishin infeksione dhe diabeti./Telegrafi/

Numri i personave që i shpëtuan vdekjes nga ndotja e ulët e ajrit në vendet e Evropës.

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori